Një far 120 vjeçar është vendosur mbi rrota dhe shina për tu shtyrë më larg nga deti i veriut që po gllabëron gjithnjë e më shumë nga bregu në Danimarkën veriperëndimore.

Kur fari 23 metra i lartë Rubjerg Knude u ndez për të parën herë në vitin 1900, ai ishte 200 metra larg nga bregu. Tani vetëm gjashtë metra larg tij.

Kryebashkiaku lokal tha se shumë gjëra mund të shkonin keq kur të zhvendosej ndërtesa e hershme që peshon rreth 1 mijë tonë dhe është ngritur mbi një kodrinë, por rreziku duhet ndërmarrë, alternativa tjetër do të ishte çmontimi i farit. Ministri danez i ambjentit e quajti farin “një thesar kombëtar” në një përpjekje për të justifikuar paratë e shpenzuara nga ministria për ta shpëtuar atë.

Ndërtesa, në pozicionin e saj fillestar, rrezikohej nga erozioni dhe rëra rrëshqitëse. Fari nuk funksionon më që nga 1968, kur rëra gllabëroi dy ndërtesa afër tij, dhe u shndërrua për pak kohë në një muze. Ai vazhdon të tërheqë më shumë se 250 mijë vizitorë, çdo vit.

Në 2008, një kishë aty afër, ishte zhvendosur për të parandaluar rënien e saj në det. Kisha ishte ndërtuar rreth vitit 1250 mbi një kodër dhe ishte përdorur si set xhirimi edhe për filma.

Ardita Becolli

Top Channel