Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia. Fillimisht ishin miqtë që kalonin në avantazh në minutën e 32 me anë të Krujës, teksa vetëm dy minuta më pas Xhevahir Sukaj do të barazonte rezultatin në 1-1.

Sukaj si një ish i Vllaznisë dhe si shkodran që është nuk e festoi golin e shënuar.

Flamurtari ka vetëm 2 pikë pas 8 takimesh, ndërsa Vllaznia ka 12 dhe në rast fitoreje do të ngjitej në vendin e dytë.

Top Channel