“Pinte kafe çdo javë me ish-kreun e SPAK te zyra e tij”/ Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, gazetari Qyno në ‘Top Story’: Dumani hetoi edhe Fatos Klosin, por ai mori pafajësinë 22/09 22:59
Në shumë shkrime në portale dhe në rrjetet sociale, moderatorja simpatike Lei Kraja është cilësuar si sozia e Georgina Rodriguez, e dashura seksi e futbollistit Cristiano Ronaldo.
E ftuar në “Ftesë në Pesë”, Lei pranoi se ka disa ngjashmëri me modelen, megjithatë do i pëlqente shumë herë më tepër ta krahasonin me Irina Shayk.
E vënë përballë disa pyetjeve ngacmuese, për të kuptur se sa e ngjashme është me Georginën, Lei tregoi se as ajo nuk do e kishte problem nëse partneri i ardhshëm do kishte fëmijë nga lidhje apo martesa të mëparshme.
I vetmi kusht i moderatores ishte numri i fëmijëve, pasi, sipas saj, kur në familje ka shumë fëmijë, është e vështirë që secili të marrë vëmendjen e merituar.
Top Channel