Dy persona kanë rënë në pranga për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve nga policia e Shkodrës.

Kështu, në vendin e quajtur “Rrotondoja e Bardhajve”, në dalje të qytetit janë arrestuar R. K. 27 vjeç dhe F. D. 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 2, Cërrik, Elbasan.

Këta shtetas janë ndaluar dhe gjatë kontrollit u është gjetur në çanta një sasi prej 37.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel