Reali i Madridit e kaloi provën e vështirë që kishte në Stamboll teksa fitoi ndaj Gallatasarajit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Vendimtar në fitoren e Los Blancos u bë toni Kroos që shënoi golin e vetëm në minutën e 18 pas një kombinimi me Hazard e Benzema. Tani Reali është i dyti në Grupin A me 4 pikë, ndërkohë që Paris Saint Germain kryeson me 9 pikë të plota. Skuadra pariziene e pati shumë të lehtë ndeshjen me Club Brugge në fushën e këtij të fundit duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Protagonistë për skuadrën e Tuchel që ishte pa neymar të dëmtuar, u bënë Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe, me argjentinasin që shënoi golin e parë dhe të tretë, ndërkohë që francezi shënoi 3 golat e tjerë të kësaj sfide. Me goleadë dfitoi edhe Manchester City ndaj Atalantës së Gasperinit që po paguan në këtë mënyrë mungesën e eksperiencës në Ligën e Kampioneve. Në Etihad Stadium sfida u mbyll 5-1 për kampionët e Anglisë në një sfidë ku ishte Atalanta që kaloi në avantazh me Malinkovsky, por më pas gjithçka foli për Manchester City që shënoi 5 herë me 2 gola të Agueros dhe 3 të Sterling.

Fitore shënoi edhe Juventus që mposhti Lokomotivën e Moskës 2-1 ku për bardhezinjtë heroi u bë Paulo Dybala që shënoi të 2 golat e skuadrës torineze duke përmbysur avantazhin e përkohshëm të rusëve që erdhi pas golit të Miranchuk. Bayerni konfirmon formën e mirë që po jeton në Ligën e kampioneve teksa fitoi në Greqi ndaj Olympiacosit me rezultatin 3-2. Lewandowski dy herë dhe Tolisso ishin autorët e golave për bavarezët, ndërkohë që për grekët shënuan El Arabi dhe Guilherme

Top Channel