Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Dietmar Hamann ka thënë se klubi i tij i vjetër ka interesim te sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Futbollisti anglez është i lidhur me një rikthim në Premier Ligë dhe ka disa klube të interesuara, transmeton KosovaPress.

Hamann beson që edhe “Reds”, kanë interesim të madh për Sanchon, pasi është një ndër talentet më të mirë.

“Çfarë kam dëgjuar se Liverpool ka interesim të madh. Besoj që në verën e ardhshme do të jetë një ndër lojtarët për të cilët klubet do të jenë të interesuar. Është nga City dhe nuk e di nëse do të rikthehet, por edhe United ka interesim”, deklaroi ai.

Sancho sot pritet të luajë kundër Interit për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Top Channel