​Kadare: Handke kaloi një kufi që letërsia nuk duhet ta bëjë

23/10/2019 14:30
(FILES) This file photo taken on February 08, 2015 shows Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP in Jerusalem. The Swedish Academy stunned the world last year when it awarded the Nobel Literature Prize to US counter-culture icon and rock star Bob Dylan. This year, experts say, the laureate will be more conventional. / AFP PHOTO / GALI TIBBON

Poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare ka deklaruar se bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e çmimit Nobel nga ana e shkrimtarit austriak Peter Handke.

Duke iu referuar polemikave lidhur me Peter Handke, nobelistin austriak që është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin, Kadare ka thënë në Seul se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes.

Ai ka theksuar se Handke është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, ka thënë Kadare, transmeton Kosova Press

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

Top Channel