Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, ka shpallur fajtorë 3 persona, të cilët ishin pjesë e një prej protestave të opozitës dhe i ka dënuar me gjobë prej 90 mijë lekë të reja, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Gjykata ka dënuar tre të rinjtë që morën pjesë në protestën e mbajtur nga opozita, në muajin mars të këtij viti, para bashkisë së Maliqit, në Korçë.

Të dënuarit, Ernald Muçollari, Ledion Maksuti dhe Hyxhers Mete janë dënuar me një gjobë monetare, prej 90 mijë lekë të reja, shkak ishte prishja e rendit dhe qetësisë publike, e kryer në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Ata kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me vlerën 60 mijë lekë.

Top Channel