Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi nga Senati amerikan.
Kryetari i AKR-së ka shkruar në Facebook se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përgjegjës për zbardhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi.
“Unë e mirëpres votimin unanim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA të rezolutës në lidhje me vrasjen nga shteti i Serbisë të Vëllezërve Bytyqi.
Presidenti serb Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së Vëllezërve Bytyqi.
Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai./KosovaPress/
Top Channel