Kompania franceze i vodhi 98-vjeçarit mijëra euro para se të vdiste

23/10/2019 13:06
Majtas, pronari i kompanisë franceze.

Një 98-vjeçar, i cili kishte qenë veteran në betejën e Dankerkut, humbi rreth 80 mijë euro para se të vdiste.

Bernard Bannon ishte bombarduar me letra të cilat i thoshin se kishte fituar një çmim shumë të madh. Çmimi do t’i jepej pasi të paguante një tarifë të vogël. Por pas pagesës, ai prapë nuk merrte gjë.

Pas këtyre letrave fshihet “Phyderma”, një kompani franceze të cilës Bernardi i dha rreth 6000 euro në tre vite.

Kompania ndodhej pranë rivierës së bukur franceze, ku Pikaso kaloi 12 vite te fundit të jetës. Ka 11 vite që vepron aty me 56 punonjës, dhe vitin e shkuar raportoi një xhiro vjetore prej 30 milionë eurosh.

E regjistruar si kompani për shitje produktesh kozmetike, ajo dërgon bashkë me produktet katalogë në të cilat zakonisht ka fleta reklame që lexojnë me shkronja të mëdha “Jeni fitues i 200 mijë eurove. Prite biletën dhe dërgoje. Po nuk e dërguat tani do ta marrë dikush tjetër”, ndërsa me shkronja të imëta fare sqaron që me këtë biletë po bëhesh pjesë e lotarisë, por nuk ke fituar ende gjë.

Kompania mëmë ishte shpallur një herë fajtore që në vitin 2005 dhe nuk i lejohej më t’i dërgonte ato letra në Francë e Itali, por letra vazhdonin të dërogheshin me kompanitë e Phyderma’s.

Top Channel