11:10
34 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës – FOTO
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Më 11 prill 1985, Shqipëria ishte në zi, pasi në Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç. “Humbje e thellë” do ta quante shtypi komunist i kohës; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “…ka pak arsye për keqardhje… vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë”, do të shkruante “The Times”.