Top Story/ Çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën në Kunë Vain?! Dëshmitari tregon orët e fundit të tij

22/10/2019 21:37

Ziso Kristopulli, dëshmitari kyç, kujton se po atë ditë, personat që e torturonin e kishin informuar se në dhomën tjetër ndodhej edhe Remzi Hoxha.

“Unë se kam parë të them që e kam parë, s’mund të gënjej, por ulërimat që bënte më thanë ja Remziun e sollëm, tani do ikësh në shpinë tënde”, kujton Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.

“Rakorduam me prokurorinë që puna do ishte e përbashkët dhe herën e fundit ishte parë në punë dhe kaq” tregon Fatos Klosi, ish -kryetar i SHIK.

“Nga dritarja kam parë atë “mustakun”, atë kosovarin. Kur e pashë, më kanë thanë ik. Jam larguar. Një Budjon me tha ik, ka qene oficer. Aty ndodheshin edhe 3-4 persona të tjerë”, deklaronte në dëshminë e tij roja i bazës së Vainit Viktor Sokoli.

I pyetur nëse ka parë akte dhune, roja i bazës së Vainit Viktor Sokoli do të përgjigjej në gjykatë: “Ata nuk janë thirrur për kafe…nuk e di…”

“Po hape gojë, po bëre llaf do të zhdukim fizikisht, Ilir Kumbaro më tha”, tregon Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.

Top Channel