Franca në gjendje kolapsi fiksal, borxhi publik kap shifrat më të larta në 80 vite
Kryeministri Boris Johnson tha të martën se qeveria do ta tërheqë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për Brexit-in derisa blloku të vendosë nëse do të ofrojë një shtyrje të datës së planifikuar për shkëputjen e Britanisë, 31 tetorit.
Duke folur pas vendimit të parlamentit për t’i hedhur poshtë planet e qeverisë për ta përshpejtuar miratimin e legjislacionit deri të enjten e javës që vjen, zoti Johnson tha se “BE-ja tashmë duhet të ndajë mendjen se si do t’i përgjigjet kërkesës së parlamentit britanik për shtyrje të datës”.
“Do të bisedoj me vendet anëtare të BE-së dhe derisa ata të marrin një vendim ne do ta ndalim procesin e miratimit të ligjit. Më lejoni të jem i qartë, ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin se nuk duhet të ketë vonesa në këtë drejtim”, tha ai.
Fillimisht u duk sikur Kryeministri britanik Boris Johnson kaloi një pengesë të martën kur ligjvënësit miratuan në parim projektligjin e tij për largimin e vendit nga Bashkimin Evropian. Por një votim tjetër i parlamentit po të martën në mbrëmje mbi një afat të përshpejtuar mbi shkëputjen i prishi planet e tij për ta larguar Britaninë nga blloku më 31 tetor./VOA
Top Channel