Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore
Senati amerikan miratoi të martën me 91 vota per dhe dy kundër, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli ishte dërguar në senat nga presidenti Donald Trump më 30 prill, pak kohë pasi që dokumenti u nënshkrua nga të gjitha vendet anëtare në NATO-s në Bruksel.
Procesi po vazhdon në kryeqytetet e vendeve anëtare që duhet të ratifikojnë protokollin sipas procedurave të tyre. Deri tash 25 nga 29 vendet anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar atë.
Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj me Greqinë për emrin, pas një ngecjeje 27 vjeçare.
Anëtarësimi i saj është një goditje për Rusinë e cila kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe rrjedhimisht edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
Javën që lamë pas, Maqedonia e Veriut humbi mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pas kësaj, Shkupi vendosi të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm./VOA
Top Channel