Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’do arrijnë kurrë ta tërheqin Shqipërinë poshtë 14/06 23:59
Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe ka thyer rekordin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Francezi dje në fitoren e thellë ndaj Club Brugge, shënoi hat-trick gjë që e shndërroi në lojtarin më të ri që shënon hat-trick në Ligën e Kampionëve.
Pasi u kthye nga regjimi për shkak të lëndimeve, 20-vjeçari hyri në ndeshje në minutën e 52-të dhe arriti të shënojë 3 gola. Ky rekord mbahej nga Lionel Messi, i cili shënoi hat-trick në Ligën e Kampionëve në moshën 21-vjeçare.
Në vendin e tretë për këtë rekord mbetet legjenda e Realit, Raul i cili e ka arritur këtë gjë në moshën 22-vjeçare.
Top Channel