Deputeti Myslim Murrizi përshëndet faktin që po shtohen zërat në politikë që kërkojë lista të hapura për deputetët, duka ua lënë zgjedhjen në dorë qytetarëve dhe jo kryetarëve të partive.

“Listat e hapura qërojnë nga politika dhe Parlamenti vemjet, parazitët, skuthët dhe çdo lloj kategorie të pistë që fshihet nga vota e qytetarëve, duke hyrë në mendere të kryetarëve”, shkruan Murrizi.

Ndërkohë, mbledhja e radhës e Komisionit për Reformën Zgjedhore është thirrur për nesër, në orën 9:30, me këtë rend dite:

1.Konstituimi dhe raportimi i grupeve të punës;

2.Prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.

Reagimi i plotë i Murrizit

LISTAT E HAPURA QEROJNE NGA POLITIKA DHE PARLAMENTI VEMJET, PARAZITET, SKUTHET DHE ÇDO LLOJ KATEGORIE TE PISTE QE FSHIHET NGA VOTA E QYTETAREVE DUKE HYRE NE MENDERE TE KRYETAREVE

Me vjen shume mire qe shtohen zera per zgjedhjen e deputeteve nga qytetaret dhe jo emerimin e tyre nga kryetaret

Populli thote: me mire vone sesa kurre

Te gjithe individet me kellqe politike, njerez qe takojne qytetare, politikane qe duan demokracine e votes, duan pranojne dhe kerkojne qe ne politike dhe parlamen, te vijne nga vota e qytetareve

Te gjithe servilet, hipokritet, spurdhjaket politik, parazite e vemje pa fytyre, pa pigment pa moral perfaqesues, te peshtire ne ekstrem ne lepirje ndaj çdo kryetari, duan qe te jene perfaqesues, pa perfaqesuar askend

Duan te jene ne parlament pa vota por me jargavitje ndaj kryetarit

Pa kontribut e merite, por me intriga e skuthelliqe

Pa takuar asnje qytetare, por duke i lepire menderen çdo kryetari

Pa bere fushate, por duke u verdallosur si zorraxhi per dreka e darka qyl gjate 45 diteve si lider

Pa patur asnje vote, por duke patur te gjithe cilesite e pista te rraces njerezore

Pa paguar asnje kafe te atyre qe punojne per te ne fushate, por duke paguar qindra minjera euro tek kryetari

E per kete kategori te ndyre politikanesh, qe po i shoh te qajne e qurraviten neper ekrane e port-hale se nuk ka problem sistemi por rustemi, se listat e hapura nuk sjellin ne parlamen “ profesor” “ shkencetar” apo “ intelektual”, me lista te hapura nuk do tua shoh me kurre njeri surratin apatik, sepse nuk ju voton askush

Bile jo pak nga ky soj kur kane kaniduar me pdr, psd, frd, pd, paa me emer, nuk kane mare as votat e familjes

Listat e hapura rrisin demokracine ne parti, ne parlament dhe ne qeveri

Listat e hapura zhdukin perfundimisht minjt politik nga skena politike bajate e Shqiperise.

Top Channel