Policia njofton se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb si të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas Policisë personi i arrestuar dyshohet se ka kryer krime lufte më 25 maj të vitit 1999 në lagjen Emshir të Prishtinës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Top Channel