E mërkurë, 10 Prill 2019
23:37
Vajza e madhe e Vaçe Zelës rrëfen: “Mamaja u sëmur për herë të parë kur e nxorrën në pension!”

Vaçe Zela do të festonte 80 vjetorin e saj të lindjes po të ishte në mes nesh të dielën që lamë pas, në 7 prill.

23:29
Partnerja e CR7 “shpërthen” palestrën (FOTO)

Georgina Rodriguez ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale vetëm momente me familjen.

23:23
Modelja që “ndau nga gruaja” James Rodriguez (Foto)

James Rodriguez ka fansa të shumtë në të gjithë botën, pasi është një nga futbollistët më spektakolarë në qarkullim, por Helga Lovekaty është ajo që vërtetë “marroset” pas kolumbianit.

23:08
Ronaldo “nderon” Juven, Barça triumfon në “Old Trafford”

Pasi befasuan Realin e Madridit, duke e eliminuar nga Championsi, të rinjtë e talentuar të Ajaxit i kanë dhënë një leksion futbolli edhe Juventusit, mbrëmjen e sotme në “Johan Cruiff Arena” të Amsterdamit.

23:05
Vrasësi serial që ekzekutoi një prift dhe gjyshen e tij mund të lirohet së shpejti…

Një vrasës serial i harruar që vrau një prift me një sëpatë dhe madje vrau gjyshen e tij, së shpejti mund të ecë lirshëm nëpër rrugë.

22:50
“Vaçe Zela nuk u refuzua kurrë nga Marie Kraja!”

Të dielën që lamë pas, Vaçe Zela do të festonte 80 vjetorin e saj të lindjes, por fatkeqësit ajo nuk është më pranë nesh.

22:30
Bashkëshorti i Vaçe Zelës tregon si u njoh dhe u dashurua me artisten!

E madhja, Vaçe Zela do të festonte 80 vjetorin e saj të lindjes po të ishte në mes nesh të dielën që lamë pas, në 7 prill.

22:19
Foto/ Pas grabitjes së miliona eurove, ushtria “pushton” Rinasin

Siç edhe paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, policia ushtarake ka nisur dislokimin drejt pjesës ushtarake në territorin e aeroportit të Rinasit, duke qenë se atje ndodhet edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura.

22:08
Nesër ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë për pesë orë, zonat që preken

Në orët e para të mëngjesit, katër zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme.

22:03
Champions, Juve e Barça mbyllin në avantazh pjesët e para

Juventusi dhe Barcelona e kanë nisur më së miri aventurën e tyre në çerekfinalet e Champions League. Në takimet e tyre të para, respektivisht ndaj Ajaxit të Amsterdamit dhe Manchester United, që të dyja në transfertë, bardhezinjtë dhe blaugranat kryesojnë në 45 minutat e para të ndeshjeve me rezultat të njëjtë, 0-1.

21:53
Çfarë duan meshkujt nga femrat?

Gjithmonë djemtë do të jenë në dilemë se çfarë duan vajzat dhe sigurisht vajzat mendojnë gjatë gjithë kohës se çfarë duan meshkujt. Për këta të fundit do të shkruajmë sot, duke ju ardhur në ndihmë gjinisë femërore për meshkujt.

21:52
“Top Story”/ IPTV-ja, pirateria moderne nëpërmjet internetit

Të gjithë i kemi parë reklamat e kompanive të ndryshme të internetit, të cilat ofrojnë shërbime 3 në 1. Pra, në një linjë të vetme ato të sjellin internetin, telefonin dhe kanalet televizive.

21:51
“Top Story”, kabllori pirat “Poja” ofron shërbim të paligjshëm në Fier

“Top Story” ndaloi në fshatin Pojan të Fierit, pjesë e Njësisë Administrative Ndërmënas. Në këto fshatra ushtron aktivitetin e tij televizioni kabllor “Poja”.

21:50
“Top Story”, ja kush është kompania që piraton kanalet televizive në Selenicë të Vlorës

“Top Story” u ndal edhe në qytezën e vogël të Selenicës, në rrethin e Vlorës. Varfëria ekonomike këtu është e dukshme. Në këtë qytet, prej vitesh operon një platformë kabllore, e cila vjedh kanale televizive nga plafroma DIGITALB.

21:47
“Top Story”, serverat e një kabllori të paligjshëm në Elbasan fshihen në një kasolle

Raste të pazakonta, “Top Story” gjeti kudo në Shqipëri. Kamera e emisionit u ndal në një kasolle të vogël, me antena satelitore. Ajo ndodhet pranë ish-Stacionit të Trenit në Qukës.

21:42
“Top Story”, ja si i vjedh kanalet e Digitalb kabllori pirat në Lushnje

“Top Story” ndaloi dhe në fshatin Krutje të Lushnjes. Kabllori që shpërndan sinjal televiziv në këtë zonë është “ENT”. Ky subjekt nuk ka kontratë me Digitalb. Megjithatë, ai transmeton disa nga kanalet e kësaj platforme.

21:36
“Top Story” zbulon dramën sociale. Pronari pirat i merr lekët një të varfëri

“Top Story”, duke biseduar me qytetarët zbulon se kabllor “JUDI” bashkëpunon edhe me disa subjekte të tjera, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në fshatrat e Lushnjes.

21:35
Ndahet nga jeta nëna e Merkel, por merret vesh se…

Nëna e kancelares gjermane Angela Merkel, Herlind Kasner, ka vdekur, raporton DPA, duke cituar një zëdhënës të qeverisë.

21:31
“Top Story”, skandali me drejtorin e Burgut në Lushnje: Piraton Digitalb dhe Tring

“Top Story” udhëtoi për në Lushnje. Edhe në këtë zonë të Shqipërisë, vjedhja e sinjalit televiziv është në lulëzim. Në këtë qytet, “Top Story” zbuloi rastin më flagrant të piraterisë televizive. Një televizion kabllor pa licencë, në pronësi të një drejtori burgu.

21:25
“Top Story”, kompania pirate “ANFAB” ushtron aktivitet të paligjshëm në Korçë

“Top Story” udhëtoi në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës. Këtu është edhe qendra, prej nga shpërndan sinjalin kabllori piratues “ANFAB”. Ai është i shtrirë në disa fshatra të tjera, që i përmbledh Njësia Administrative Vreshtas.

21:21
“Forcat e ushtrisë në Rinas”/ Basha flet me Kushtetutë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha këmbëngul që qeveria shkel ligjin duke dislokuar ushtrinë pranë Aeroportit të Rinasit.

21:21
“Top Story”, Digitalb: Nga pirateria televizive, ne dhe shteti humbasim 10 milionë euro në vit

Pirateria televizive, në kuptimin më të qartë të fjalës është vjedhje! E si çdo vjedhje, ajo ka pasoja financiare. Për rastin e Shqipërisë, kompania Digitalb ka bërë një përllogaritje të humbjeve që shkakton ky krim.

21:13
“Top Story”, Endri Meksi: Ja format më të sofistikuara të piraterisë televizive

Pirateria televizive merr forma të ndryshme, nga më të sofistikuarat.

21:08
“Top Story”, pirateria televizive në Pogradec. Ja kush është kompania e paligjshme

“Top Story” ka udhëtuar për në Çërravë, një fshat shumë afër Pogradecit. Si njësi adiministrative, Çërrava përmbledh 10 fshatra.

20:54
Fiks Fare/ Tenderi i UBT-së, fitoi firma që ofroi 100 mln më shumë se oferta më e ulët

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e një grupi të vogël pedagogësh dhe studentësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës për të penguar ndërtimin e një gjimnazi në Kodër Kamëz. Prona është e regjistruar në Hipotekë nga Bashkia e Tiranës, por prej disa ditësh, UBT kundërshton ndërtimin e kësaj shkolle, me arsyetimin se ka një projekt për ndërtimin e disa godinave.

20:51
Në zonat me bimësi të harlisur, ku bletët gjejnë habitatin e tyre në Kubë

Në luginat e mbushura me lule të provincës së Matanzas, në Kubë, bujqësia vazhdon sipas modës së vjetër, e kjo do të thotë se bletët mund të fluturojnë të qeta, pa kërcënimin e pesticideve që kanë shkatërruar mjaft popullata të tyre në mbarë botën.

20:37
Superiore, Partizani e Flamurtari marrin 3 pikët e radhës

Partizani fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut, duke rikuperuar kryesimin komod ndaj ndjekësve më të afërt në renditjen e Kategorisë Superiore.

20:33
11 gjëra të çuditshme që janë kapur nga “Google Earth”

Ju nuk do ta besoni se disa nga këto gjëra ekzistojnë aktualisht në Tokë.

20:25
Francë, rekord turistësh në 2018-n, pavarësisht protestave të “jelekverdhëve”

Turizmi në Francë ka shënuar një rekord këtë vit, pavarësisht trazirave që shkaktuan protestat e “jelekverdhëve”.

20:21
Celulari i ri Samsung, kamera rrotulluese dhe me shinë

Samsung sapo njoftoi hedhjen në treg të një celulari të ri, që ka një kamera risi, me tre lente, por që ngrihet nga përbrenda celularit dhe rrotullohet për të bërë selfie.  

20:06
Varfëria të ngulet në gjene! Statusi socio-ekonomik lë gjurmë të trashëgueshme

“Varfëria mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN-në tonë”, thonë shkencëtarët.

19:47
Aksidenti në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimave

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ku raportohet se dy ferma kanë ndërruar jetë.

19:45
Bonusi për lindjen e fëmijëve, vetëm në “Koço Gliozheni” përfituan 300 familje

Çdo fëmijë që ka ardhur në jetë nga 1 janari i këtij viti përfiton bonusin e bebes. Deri tani janë rreth 300 bebe të lindura në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ndër më të mëdhenjtë në vend që kanë përfituar shumën që varion nga 40 mijë për beben e parë, 80 mijë për të dytën dhe 120 mijë për të tretën.

19:44
Urdhri që nuk u zbatua për Rinasin. Nga grabitja e 2016-s, policia duhej të shoqëronte transfertat

Grabitja spektakolare e radhës brenda pistës së Aeroportit të Rinasit, duke thyer sigurinë kombëtare, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur për Policinë e Shtetit.

19:42
Grabitja në aeroport/ Veliu: Shefi i komisariatit në Rinas merr nga sot kontrollin e menaxhimit të sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se shefi i komisariatit të Rinasit, nga sot merr në kontroll përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit.

19:37
Basha: Rruga e vetme për të rikthyer sigurinë është largimi i Ramës

Pas njoftimit të Ministres së Brendshme, Olta Xhaçka , se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura, ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

19:36
Dëshmitari që pa përplasjen: Për minuta të tëra, zona gjëmonte nga breshëritë e armëve

Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.

19:32
Intervista e 1997 tregon gjenialitetin parashikues të Bezos-it, sot më i pasuri në botë

Shumë prej miliarderëve të sotëm i kanë bërë paratë pasi arritën të parashikojnë fuqinë e internetit kur ky i fundit ende nuk ishte përhapur. Askush prej tyre nuk ka qenë më i suksesshëm se Xhef Bezos, themeluesi i Amazon.com, që tani është njeriu më i pasur në botë (sa pa përfunduar plotësisht me divorcin).

19:31
Klodiana Shala tregon lidhjen me Lulzim Bashën: Kemi ngrënë të shtëpia e njëri-tjetrit

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Klodiana Shala u bë pjesë e një loje, ku duhet të zgjidhte një personazh në një situatë të hamendësuar.

19:30
Policia rrethon aeroportin. “Austrian Airlines”: Jo më transport parash nga Shqipëria

Një ditë pas ngjarjes, operimi në aeroportin e Rinasit ishte si zakonisht, për sa i përket pjesës së transportit të pasagjerëve. Shtimi i forcave të sigurisë pranë terminalit dhe përqark aeroportit është i dukshëm.

19:23
Klodiana Shala: Vetëm po të gjeja një burrë me lekë do shpërngulesha në Amerikë

Atletja e njohur, Klodiana Shala, ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

19:22
Europiani i Peshëngritjes/ Zhgënjen Godelli, dështon në të 3 provat

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme garimi i Daniel Godellit në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

19:09
LSI për ngjarjen në Rinas: Mosveprim i institucioneve të sigurisë!

Të shumta kanë qenë reagimet nga politika pas grabitjes së Rinasit.

19:00
Grabitësi është Admir Murataj. E njohën familjarët, shkojnë në vendngjarje për të gjetur gjurmë

Disa orë pas grabitjes së armatosur të rreth 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit, familjarët identifikuan grabitësin e vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ai është Admir Murataj, 42 vjeç, i njohur përpara se të arratisej nga burgu në Greqi, si Admir Nikaj.

18:58
Enada Hoxha: Ja pse zgjodha tim bir për të qenë në klipin e Jonida Maliqit

Balerina e njohur shqiptare, Enada Hoxha, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth ballos së famshme vieneze, që do të mbahet në Tiranë për herë të dytë.

18:54
Rama në Monako, merr dekoratën më të lartë të Principatës

Kryeministri Edi Rama ishte në Principatën e Montekarlos, me ftesë të princit të Monakos Alberti i II për një vizitë zyrtare. 

18:18
TIA kundër Lleshajt: Policia në Rinas u njoftua në kohë

Edhe TIA (Tirana International Airport)  ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas.

18:08
Rama për grabitjen: Kompania kineze dështoi. S’pranojmë justifikime, do e marrim vetë kontrollin

Pas grabitjes të ndodhur dje në aeroportin e Rinasit ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama.

18:01
Grabitja në Rinas/ Meta: Cenim i sigurisë kombëtare, mund të kishte pasoja tragjike për njerëzit

Grabitja e djeshme në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare, kështu u shpreh presidenti i vendit Ilir Meta.

17:56
Superiorja, Kukësi i falet një goli të artë. Kastrioti fiton “finalen” e mbijetesës

Lufta për mbijetesën në Kategorinë Superiore u pasurua me një kapitull të ri, që reduktoi hendekun mes ekipeve të rrezikuara për rënien.

17:33
Komisioneri Publik: Shkarkoni Donika Prelën, nuk plotëson kushtet

Sipas Komisionerit Publik Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

17:30
Franca: Serbia, jo në Bashkimin Europian në vitin 2025

Francezët i kanë gjërat të qarta: Serbia nuk do të hyjë në BE në vitin 2025! Ky ishte mesazhi i 9 prej 12 kandidatëve të partive franceze për zgjedhjet e Parlamentit Europian.

17:19
Grabitja e parave, Xhaçka dislokon ushtrinë për garantimin e sigurisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një deklaratë për mediet në lidhje me ngjarjen e një dite më parë në Aeroportin e Rinasit, ku u grabitën një shumë e konsiderueshme parash.

17:05
“L’Equipe” zbulon formatin e ri të Champions League, nga viti 2024

Duke nisur nga viti 2024, turneu më prestigjioz për klube në kontinentin e vjetër do të ndryshojë format, ndërsa ka qenë e përditshmja franceze “L’Equipe” këtë të mërkurë, që ka zbuluar strukturën e re të Champions League, sipas propozimit të Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA) të drejtuar nga presidenti Andrea Agnelli.

16:49
Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi e Vuçiç takohen më 29 prill në Berlin

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 29 prill në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës.

16:39
Mosrespektimi i “FFP”-së, Milani dërgohet në gjykim

Nga UEFA nuk vijnë lajme të mira për Milanin, sa i përket “Fair Play”-t financiar.

16:32
Europiani i peshëngritjes, Qerimaj e mbyll i dyti në Baterinë B

Erkand Qerimaj është peshëngritësi i dytë që debutoi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, për peshën deri në 81 kg.

16:31
Top Talk/Patozi: Të ribëhet Kushtetuta nga e para

Si zgjidhje të përhershme të krizës, Astrit Patozi thotë se Kushtetuta e Shqipërisë të ribëhet. Kjo sipas tij, të përpilohet me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike dhe t’i jepte fund kalcifikim të partitizmit në Shqipëri.

16:31
Top Talk/Kriza politike, Patozi: Palmer ishte i vrazhdë në qartësinë e tij

Sot i ftuar në Top Talk ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili ka folur për vizitë e zyrtarit të lartë amerikan, Matthew Palmer.

16:28
Top Talk/Astrit Patozi: Opozita në greminë, Basha të japë dorëheqjen

Djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një gjest të gabuar dhe se kjo ka shkuar në interes të Edi Ramës. Sipas tij, Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm

15:53
Masakra e Peshkëpisë, përkujtohet viktimat e sulmit terrorist

Krerë të shoqatës së veteranëve, përfaqësues të policisë kufitare dhe familjarë kanë përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë me një ceremoni të organizuar në objektin e ish – postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër.

15:48
Shkollë  e re në Vaun e Dejës, u ndërtua me ndihmën e Ambasadës Amerikane

500 nxënësit e shkollës “Mons Luçian Agostini” në Vaun e Dejës do të mësojnë në kushte më të mira. Ky institucion arsimor u rikonstruktua me një investim të Ambasadës Amerikane dhe Bashkisë  Vaut i Dejës.

15:42
E vrau policia apo e vranë? Dyshimet e deputetit Paulin Sterkaj për grabitjen në aeroport

Paulin Sterkaj, anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare,  në një intervistë me gazetarin e  Top-Channel Muhamed Veliu, thotë se nëse do të kishte një ndërhyrje të policisë gjatë kohës, kur po kryhej grabitja në pistën e aeroportit, atëherë me gjasë, grabitësit për të shpëtuar do kishin marrë peng avionin.

15:34
Shkodër, dy femra humbin jetën në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ku raportohet se dy ferma kanë ndërruar jetë.

15:32
Policia rrethon aeroportin. “Austrian Airlines”: Jo më transport parash nga Shqipëria

Një ditë pas ngjarjes operimi i Aeroportit të Rinasit ishte si zakonisht, për sa i përket pjesës së transportit të pasagjereve. Shtimi  i forcave të sigurisë pranë terminalit dhe përqark aeroporti është i dukshëm.

15:11
Grabitja në Rinas, bankat: Përgjegjësi e aeroportit!

Shoqata e Bankave deklaroi se grabitjet e përsëritura të parave në Aeroportin e Rinasit kanë krijuar një klimë të papranueshme sigurie, jo vetëm për biznesin, por edhe për jetën e njerëzve.

15:07
Grabitja në Rinas, Lleshaj: S’ka funksionuar mekanizmi i sigurisë së koncensionarit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për të folur rreth grabitjes së parave në ambientet e brendshme të Rinasit.

14:32
Përplasje për shkollat e reja në Kodër-Kamëz. Banorët kundër studentëve protestues

Ndërtimi i dy shkollave në një tokë pronë e Bashkisë së Tiranës dhe pranë murit rrethues të Universitetit Bujqësor të Tiranës ka qenë arsye e protestës së studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor.

14:11
Basha: Kur grabitet me armë avioni, kupton se në çfarë niveli është rendi dhe siguria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”, kur grabitet me armë në mes të ditës një avion i linjës ndërkombëtare.

14:05
Futbolli brazilian zgjedh Presidentin e ri

Presidenti i ri i Federatës Braziliane të futbollit, Rogerio Caboclo mori zyrtarisht detyrën e tij dhe këtë e bëri në një ceremoni në të cilën u prezantuan edhe fanelat e reja të përfaqësueses braziliane.

13:10
A janë këto të pasmet më të bukura në planet? (Foto)

Nicole Scherzinger ka treguar format e saj të përkryera duke postuar disa foto nga palestra në Instagram.

12:57
Në Paris, edhe rinocerontët bëjnë pedikyr

Pedikyr për rinocerontët, lojëra për gjirafat, ëmbëlsira për lopët e detit, trajnim mjekësor për luanët e detit; mirëqënia e kafshëve dhe lumturia e tyre është shtylla e të gjitha aktiviteteve në Parkun Zoologjik të Parisit, që këtë fundjavë shënon përvjetorin e pestë të rihapjes së tij.

12:52
Ballkani Perëndimor/ Me sytë nga BE-ja, në fokus të Kinës

Nga centralet me qymyr e deri tek aeroportet, urat dhe IT, Kina po kërkon me ngulm investime në Ballkanin Perëndimor, duke hapur rrugën për një betejë të re për ndikim në portat e Bashkimit Evropian.

12:36
Wake Up/ “Salome” tragjedia që provokon me seksualitet dhe trondit emocionalisht

Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde që provokon emocione tronditëse. Kujtojmë se “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Vepra vjen premierë në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë me regji të Carlo Sciaccaluga dhe në role me aktorët Yllja Mujo, Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Alesia Xhemalaj, Emiliano Bufazi, Ermir Hoxha etj.

12:34
Pastrohen kanalet e Fierit. Pas 30 vjetësh do të kthejnë tokat për mbjellje

Në fillim të muajit mars, në fshatrat Povelçe, Shënpjetër dhe Darëzezë, ka filluar puna për pastrimin e kanaleve kullues.

12:28
WakeUp/ Mjeku Florian Toti: Arsyet pse dieta ushqimore vret më shumë se duhani

Një studim i fundit i revistës mjekësore ” Lancet” që u krye në rreth 195 shtete, tregon se plot 11 milionë persona çdo vit humbin jetën si pasojë e dietës ushqimore që përdorin çdo ditë, dhe këtu theksojmë që nuk e kemi fjalën për dietat që ndjekim për të ulur kilet e tepërta, por mënyrën e të ushqyerit.

12:28
Flet vëllai i Admir Muratajt: Ishte vegël

Vëllai i Admir Muratajt, i vrarë pak pas grabitjes në avion në aeroportin e Rinasit, deklaroi për mediat se vëllai i tij ka qenë një vegël.

12:23
Studimi i frikshëm; 88% e mostrave të hashashit, i kontaminuar me feçe

Rreth 90 për qind e mostrave të kanabisit (hashashit) të blera në rrugë, në zonën e Madridit përmbajnë gjurmë të feçes njerëzore, si dhe disa ndotës të tjerë që e bëjnë substancën të papërshtatshme për konsum njerëzor.

12:22
Si u arratis Murataj nga Trikalla me një grup shqiptarësh

Admir Murataj është një prej 11 të burgosurve shqiptarë që u arratisën nga burgu i Trikallës, në 23 mars të vitit 2013.

12:20
Studimi/ Edhe suplementet ushqyese na rrezikojnë jetën!

Suplementet ushqyese në formën e vitaminave, duket se nuk funksionojnë. Madje, ekspertët paralajmërojnë se disa prej tyre, duke përfshirë këtu edhe kalçiumin apo vitaminën D, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda e deri tek ato kanceroze. Zakonisht, njerëzit i marrin këto suplemente me shpresën për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.

12:14
Brenda vilës luksoze të grabitësit të vrarë – FOTO

Admir Nikaj apo Admir Murataj është grabitësi i vrarë të martën pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.

11:55
Top Story/ Profil i grabitësit Admir Murataj

Admir Nikaj apo Admir Murataj është grabitësi i vrarë të martën pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.

11:51
NBA, Magic Johnson jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të Lakers: I lodhur nga thikat pas shpine

Me një njoftim të papritur, Magic Johnson ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si President i Los Angeles Lakers, klubit më të njohur të basketbollit amerikan.

11:40
Në shtëpinë tonë/ Aksesorë për meshkuj të bëra me dorë

Aksesorët janë elementë që nuk mungojnë kurrë në look-un e një femre.

11:38
Mjekët habiten nga ajo që gjejnë në syrin e pacientes

Mjekët i gjejnë pacientes nga Tajvani 4 bletë të vogla, brenda syrit të saj. 28-vjeçarja e identifikuar vetëm si znj. He, po largonte barërat e këqija kur insektet fluturuan në sytë e saj.

11:33
Champions League, sot M.United-Barça dhe Ajax-Juve

Luhen sot në mbrëmje dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në “Old Trafford”, Manchester United do të presë Barcelonën me katalanasit që do të kërkojnë të thyejnë tabunë dhe të regjistrojnë fitoren e parë në “Old Trafford”.

11:19
Në Shtëpinë Tonë / Llampa në dru me modele shumë interesante

Besnik Leka dhe vëllai i tij nga Prishtina, prej disa vitesh kanë filluar të merren me hanmade, punime druri duke i zbukuruar, i dhënë forma të ndryshme dhe vendosur Llampa për ndriçim.

11:15
Kush ishte Admir Murataj? Nga arratisja prej burgut grek deri tek ekzekutimi në Rinas

Admir Nikaj apo Admir Murataj është grabitësi i vrarë të martën pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.

11:14
E konfirmon vëllai: Admir Murataj është i vrari ndër grabitësit e Rinasit

Admir Murataj është personi i vrarë ditën e djeshme pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.

11:13
Basha: Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre!

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se qeveria “i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë”, duke u shprehur në Facebook se “të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi”.

11:12
“Nëna ime fshehu 4 fëmijë të vdekur në dollap”, rrëfimi shokues

Nëna e saj Bernadette Quirk  fshehu katër kufomat e fëmijëve të saj të porsalindur në dollap për njëzet vjet, por e bija Joanne Lee, 47 vjeçe, nga Saint Helens e Britanisë së Madhe tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara e saj.

10:58
Foto-lajm/ Të afërmit e Admir Muratajt, në pritje të…

Admir Murataj dyshohet se është personi i vrarë dje gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas.

10:49
Holanda bëhet vendi i parë në botë që ligjëron eutanazinë

Eutanazia quhet ndryshe edhe si vrasja për mëshirë, veprimi ose praktika e vdekjes pa dhimbje e personave që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme dhe të pashërueshme, apo që kanë çrregullime të rënda fizike, apo duke i lejuar ata të vdesin nëpërmjet ndalimit të trajtimit spitalor apo fikjes së aparaturave që e mbajnë në jetë.

10:44
“Austrian Airlines”: Nuk ka më transferta “cash” nga Tirana

Pas grabitjes së ndodhur një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, “Austrian Airlines” ka vendosur ndërprerjen e transfertave të parave “cash” nga Tirana drejt Vjenës.

10:44
Dita “Vëlla-Motër”

Lidhja vëlla-motër është tepër speciale, aq më tepër në rastet kur njëri prej tyre mund të ketë një sëmundje ose paaftësi fizike apo mendore në jetë.

10:39
Fotot spektakolare të kuajve të egër

Fotot e një tufe kuajsh të egër që vrapojnë në brigjet e jugut të Francës po bëjnë xhiron e botës.

10:13
Shkencëtarët do klonojnë specien e zhdukur 42 mijë vjet më parë

Shkencëtarët janë ‘të sigurt për suksesin’ e nxjerrjes  së qelizave nga mbetjet e një mëzi.  “Trupi i mëzit të ngordhur vetëm dy javë pas lindjes, u ruajt në gjendje të përsosur në Siberi për 42,170 vjet”, thonë ekspertët.

10:04
Modelja ruse mbulon me 2 milionë Swarovski Lamborghini-n e saj (Foto)

Një modele ruse ka mbuluar me 2 milionë gurë Swarovski makinën e saj Lamborghini Aventador, që ka një çmim prej rreth 300 000 eurosh.

09:45
Policia habitet nga provat që hajduti la në skenën e krimit

Një i ri ka lënë në vendin e ngjarjes certifikatën e tij të lindjes dhe një telefon plot me selfie, gjatë përpjekjes së dështuar për të vjedhur një makinë.

09:34
Po përdorte celularin në dush, e zë korrenti dhe vdes

Një vajzë e re ruse ka vdekur pasi e ka zënë korrenti duke përdorur celularin në dush. Trupi i 20-vjeçares me emrin Anastasia është gjetur nga nëna e saj.