“Hetimi ka nisur, akuzat nuk kanë dënime të rënda”, gazetari Hoxha: Me teknologjinë nuk ka garanci askush 30/09 22:59
Banorët në fshatrat e Shqipërisë që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit do të mund të kenë shtëpitë e tyre të reja brenda vitit 2020.
Në një videomesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson se festa e vitit të ri, 2020, do t’i gjejë banorët, në fshatrat e dëmtuara, brenda shtëpive të reja.
Sa i përket banorëve në qytete, shtëpitë e të cilëve gjithashtu janë shembur ose dëmtuar nga tërmeti, Rama tha se procesi pritet të mbyllet brenda qershorit të 2021.
Kryeministri foli edhe për reagimin e policisë ndaj atyre që kanë abuzuar në ndërtim, duke theksuar se tashmë kanë nisur arrestimet e para.
Videomesazhi i Ramës kundër opozitës: Po fillon lufta e baltës
Top Channel