Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi.

“Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi i Shkëmbit vjen menjëherë pas humbjes së thellë që Teuta pësoi sot ndaj Kukësit, me rezultatin 4-0.

Aktualisht, skuadra e Durrësit ndodhet në vend të 7 me 22 pikë.

  Humbja në derbi, Partizani shkarkon trajnerin

Top Channel