I ftuari i Kilda Hysenbegasit këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë këngëtari i njohur Mateus Frroku.

Mateusi ka qenë pjesëmarrës në “Dance with me” dhe pas kompeticionit ka vendosur të mësojë edhe gazetaren.

Shpeshherë ndodh që në rrjetet sociale të ketë propozime nga më të ndryshmet dhe diçka e çuditshme i ka ndodhur edhe Mateusit. Ai është pyetur nga gazetarja për propozimin më të çuditshëm që ka marrë dhe këngëtari ka rrëfyer:

“Foto, pa tekst vetëm foto”- duke nënkuptuar se në mesazhet e tij ka ardhur një foto nudo. Madje vetë Mateusi i ka kërkuar pyetjen tjetër duke mos dashur të flasë më tepër për këtë temë.

Top Channel