E mërkurë, 10 Prill 2019
09:45
Policia habitet nga provat që hajduti la në skenën e krimit

Një i ri ka lënë në vendin e ngjarjes certifikatën e tij të lindjes dhe një telefon plot me selfie, gjatë përpjekjes së dështuar për të vjedhur një makinë.

09:34
Po përdorte celularin në dush, e zë korrenti dhe vdes

Një vajzë e re ruse ka vdekur pasi e ka zënë korrenti duke përdorur celularin në dush. Trupi i 20-vjeçares me emrin Anastasia është gjetur nga nëna e saj.

09:24
500 mijë euro kokainë në makinë, në pranga 2 shqiptarë

Një shqiptar është arrestuar në Chieti të Italisë me 3.5 kg kokainë. 26-vjeçari H.K, nga  Durrësi, por banues në Emilia Romagna, u ndalua gjatë natës në San Salvo nga ana e policisë, për një kontroll.

09:12
Festivali “Vaçe Zela”. Të rinjtë konkurrojnë në qytetin e lindjes së këngëtares

Në 80-vjetorin e lindjes së Vaçe Zelës, në Lushnje u organizua festivali për nder të saj.

09:02
Grabitja në Rinas, identifikohet viktima (Emri)

Viktima e një dite më parë, që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas, është identifikuar nga autoritetet.

08:55
8 futbollistë që kanë luajtur me Barcelonën dhe M.United (Foto)

Sot në mbrëmje do të luhet çerekfinalja e parë Manchester United-Barcelona, e vlefshme për Champions League.

08:31
Shi i dendur në Vlorë, përmbytet qyteti (Foto)

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë prezencë të madhe uji në disa akse rrugore.

08:19
Izrael, Netanjahu drejt mandatit të pestë

Partia Likud e kryeministrit izraelit, Benjamin Natanjahu dhe partia centriste bardhë e blu e gjeneralit në pension, Beni Gantz, me thuajse të gjitha votat e numëruara, duket se do të marrin nga 35 vende secila në Parlament.

08:00
Arsenali kërkon në Itali, pasuesin e Ramsey

Që pas zyrtarizimit të largimit të Aaron Ramsey, i cili do t’i bashkohet Juventusit me parametra zero në verë, drejtuesit e Arsenal janë vënë në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar pikërisht uellsianin.

06:59
Deulofeu refuzon kthimin te Barça, preferon Italinë

Gerard Deulofeu ka shpërthyer në këtë sezon të Premier League teksa deri tani ka arritur të realizojë 9 gola mes kampionatit dhe FA Cup ndërsa numëron edhe 5 asiste.

06:27
Hazard drejt largimit, e kërkon Borussia Dortmund

Jo vetëm Eden Hazard mund të ndryshojë fanellë verën e ardhshme. Lajmet nga Gjermania bëjnë me dije se edhe vëllai i tij më i vogël, Thorgan Hazard pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach në përfundim të sezonit aktual.

06:06
Gjermania pro shtyrjes së Brexit-it, Franca kërkon të përfshijë kushte

Gjermania dhe fuqitë e tjera të Bashkimit Evropian do të pranojnë kërkesën e Kryeministres Theresa May për një shtyrje tjetër të Brexit, por Presidenti francez Emmanuel Macron do të kërkojë të kufizojë ndikimin e Britanisë, ndërsa po përpiqet të largohet.

05:29
“Garda revolucionare, grup terrorist”, Khamenei: Vendimi i SHBA-ve, na fut në rreth vicioz

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei tha se Shtetet e Bashkuara kishin bërë “një veprim të egër” në caktimin e rojeve revolucionare si një organizatë terroriste e huaj dhe Teherani u zotua të ndërmarrë veprime kundër forcave amerikane në rajon.

04:47
Ausilio në Londër, vëzhgoi mesfushorin e City-t

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ishte mbrëmjen e të martës në Londër, për të ndjekur nga afër sfidën mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

04:01
Njihuni me modelen që po “tërbon” fansat në rrjetet sociale (Foto)

Leanna Barlett është një nga modelet më në zë të momentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

03:14
Netflix bën bashkë personazhet kryesorë të “Magjistari i Ozit” dhe “Liza në botën e çudirave”

Kolosi i “online streaming”, Netflix ka vendosur të realizojë një ndërthurje mes dy personazheve femra, tepër të dashura dhe në një farë mënyre të ngjashme.

01:43
Jackie Chan njofton realizimin e “Rush Hour 4”

Rush Hour është një nga komeditë aksion më të suksesshme të kinemasë amerikane, ndërsa arriti të gjenerojë rreth 244 milionë dollarë në premierën e tij, në Shtator të 1998-ës.

00:58
Tusk propozon shtyrjen e Brexit-it për një vit, por me disa kushte

Kryetari i liderëve të Bashkimit Evropian, Donald Tusk propozoi të martën t’i ofrojë Britanisë një zgjatje të afatit të Brexit-it deri në një vit, me mundësinë e largimit më herët, vetëm nëse Britania e ratifikon marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes.

00:14
Veliaj sfidon Berishën e Bashën: Kandidoni personalisht përballë meje, por mos ta lëmë Tiranën pa shërbime

Partia Socialiste ka vendosur të rikandidojë Erion Veliajn për një tjetër mandat në krye të bashkisë së Tiranës, institucion të cilin e drejton prej korrikut të 2015-ës.

E martë, 09 Prill 2019
23:47
Veliaj në Top Show: Kam dhënë më pak leje ndërtimi te privatët, sesa paraardhësi im

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2015, Veliaj premtoi se do të aplikojë një moratorium dy vjeçar për ndalimin e ndërtimeve në kryeqytet, pro sot akuzohet se ka dhënë shumë më tepër lejë ndërtimi sesa paraardhësit e tij.

23:26
Konsumuan peshk, helmohen 5 persona në Tepelenë

Tre persona të një familjeje dhe dy mysafirë të tyre, janë helmuar gjatë një darke në shtëpi dhe kanë përfunduar në spital, mbrëmjen e sotme.

23:19
“6 milionë euro për 600 metra”, Veliaj shpjegon projektin e bulevardit “Zogu I”

Kohët e fundit bashkia e Tiranës ka nisur procedurat për tenderimin e rikonstruksionit të Bulevardit “Zogu I”, vlera e të cilit shkon në rreth 6 milionë Euro, për një gjatësi prej 600 metrash.

23:11
Veliaj: Qytetarët te Bregu i Lumit po përdoren politikisht, nuk pranoj “astirizim” të Tiranës

Ditët e fundit ka pasur përplasje të forta në zonën e Bregut të Lumit, me policinë që po tenton të lirojë banesat, për t’i hapur rrugë përfundimit të Bulevardit të ri.

22:56
Tottenham fiton betejën e parë me Cityn, Liverpooli me një këmbë në gjysmëfinale

Përballja e parë mes Tottenhamit dhe Manchester City-t, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundoi me fitoren minimale të “Spurs”-ave.

22:44
Veliaj në “Top Show”: Nuk tërhiqem! Shkolla do të mbajë emrin “Nënë Tereza”

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të mbajë emrin e shenjtores shqiptare “Nënë Tereza”, siç e deklaroi vet kryebashkiaku Veliaj teksa fliste në emisionin “Top Show” përballë gazetarit Alban Dudushi.

22:21
“Top Show”, Veliaj për përplasjen me UBT: Ju njoh me procedurat

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një shkolle në Kodër-Kamëz, gjë që ka shkaktuar protesta dhe debat, pasi trualli i shpronësuar për godinën, pretendohet edhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

22:16
Veliaj: Jam fanatik ndaj kohës, kemi realizuar 95 % të punëve të planifikuara

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Top Show, ku bëri edhe një bilanc për punën e tij thuajse 4-vjeçare në këtë pozitë.

22:13
Rektori i UBT: Ofrojmë mjedise alternative për shkollën. Çështja me pronarin, në Gj. e Lartë

Gjatë një interviste të dhënë për “Top Show”, rektori i UBT-së Bari Musabelliu sqaroi se pedagogët e universitetit, në asnjë moment nuk kanë qenë kundër ndërtimit të shkollës. Sipas tij, Senati akademik i UBT-së kundërshotn ndërtimin e shkollës brenda Kampusit Universitar të UBT-së.

22:05
Erion Veliaj, 4 vitet në krye të Bashkisë së Tiranës

Erion Veliaj do të ulej në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, më 30 korrik të vitit 2015. Që në ditën e parë si kryebashkiak, Veliaj u zotua për t’i dhënë kryeqytetit një frymë të re, më moderne, për ta kthyer në një qytet të jetueshëm për njerëzit.

22:03
Publikon financat për herë të parë, kompania del më fitimprurësja në botë, dyfishi i Apple

Pasi bëri publike gjendjen financiare për herë të parë, u mësua se kompania arabe e naftës, Aramco, është më fitimprurësja në botë. Dhe jo thjesht, por dy herë më fitimprurëse se Apple, e cila shihej deri më sot si e para në botë.  

21:47
Grabitja, ministrja Balluku: Alarmuese, siguria të garantohet nga Policia e Shtetit

E gjendur përballë një situate të paparashikuar përpara se të niste udhëtimin e saj në Berlin, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar përmes rrjeteve sociale mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Aeroportin e Rinasit.

21:33
Perlat e urtësisë, në Japoni mbijeton ende tradita e lashtë

Në zonën piktoreske të gjirit Ago në Japoni, një çift mbledh midhjet nga rrjeta, i pastron me kujdes dhe i kthen sërish në ujë. Shpresa e tyre është që pas disa muajsh, këto midhje të mbushen me perla.

21:26
Dueli i gjigantëve të Premierit, Lorris i pret një 11-metërsh Agueros

Pasi eliminuan dy ekipe gjermane, respektivisht Dortmundin e Schalken, Tottenhami dhe Manchester City kanë nisur të masin forcën në përballjen mes tyre, ndër më të rëndësishmet e këtij sezoni.

21:17
Champions, Liverpool shënon dy gola ndaj Portos në “Anfield”

Ka nisur në mënyrën më të mirë sfida e shumëpritur e çerekfinaleve të Champions League për “të kuqtë” e Liverpoolit, që në “Anfield Road” kanë shënuar pas vetëm 5 minutash lojë me anë të Keitasë.

21:11
Superiorja në mesjavë, Gega analizon sfidën Partizani-Skënderbeu

Në vigjiljen e një përballjeje të rëndësishme si ajo ndaj Skënderbeut, trajneri i Partizanit, Skënder Gega kërkoi të ngrejë nivelin e optimizmit për ekipin e tij.

20:53
Grabitësit, me disiplinë ushtarake. Hetimet te Krimet e Rënda, përgjegjësi i sigurisë në polici

Hetimet për grabitjen e ndodhur këtë të martë në aeroportin e Rinasit i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet.

20:43
Fiks Fare\ Zyra e Përmbarimit ofron avokat për të apeluar gjobën, nuk ekzekuton vendimin

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari i cili kishte marrë një gjobë në biznesin e tij, të cilën nuk kishte mundur ta paguante vullnetarisht.

20:28
“Ballkani në BE”, kryeparlamentarët: Të vijojë zgjerimi i unionit

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të kontribuonte në një Europë të fortë e të stabilizuar.

19:59
Ekskluzive, Palmer: Të korruptuarit të kenë frikë! Aplikojmë çdo mjet kundër korrupsionit, edhe heqjen e vizave

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka realizuar një intervistë ekskluzive me zotin Matthew Palmer, gjatë së cilës zoti Palmer i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të vazhdojë penalizimi amerikan me heqje vizash në kuadër të mbështetjes së luftës ndaj korrupsionit dhe krimit.

19:48
Grabitja në Rinas/ Në trupin e viktimës dy kallëpe dinamit, në dorë një granatë

Në trupin e grabitësit të vrarë janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë.

19:24
Europiani i peshëngritjes nis me ar. Çalja, nënkampion Europe

Në ditën e parë të kuqezinjve në pedanën e Europianit të peshëngritjes, Shqipëria numëron një medalje të artë dhe dy argjendi.

19:22
Takimi me Palmer, Meta: Diskutime mbi situatën e vështirë politike në vend

Presidenti Ilir Meta ka pritur Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer. Në një postim në Facebook, Ilir Meta shkruan se zhvilloi me Palmer një takim të hapur e miqësor rreth situatës së vështirë poltike në vend.

19:15
Nga Suedia, në Greqi. Shqiptarët, kandidatë edhe në zgjedhjet europiane

“Ne vijmë me një ofertë të re për komunitetin shqiptar, që të kemi përfaqësues në 3 nivele që kemi përpara; që do të thotë në nivelin europian, ku jam unë kandidat, nivelin kombëtar në Parlamentin e Belgjikës dhe në nivelin lokal të Brukselit, ku janë 3 kandidatë të pranishëm. Oferta është që komuniteti shqiptar të ecë sa më parë në këtë skenë”.

19:00
PD, Bardhi: “Llesh Kimiku” dhe kllouni i Ramës fsheh dështimin e policisë

Partia Demokratike iu kundërpërgjigj akuzave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke theksuar se ai kërkon të fshehë mungesën e sigurisë duke sulmuar opozitën.

18:51
SHBA, Palmer: Opozita të hyjë në zgjedhje. Qeveria, legjitime! Shqipëria, objektiv i vështirë për Rusinë

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë opozitës shqiptare të hyjë në zgjedhjet lokale. Mattheë Palmer e cilësoi të vjetëruar bojkotin dhe lënien e mandateve. Zyrtari i lartë amerikan tha këtë të martë në Tiranë se, nuk ishte këtu për të negociuar krizën politike, ndërsa qeverinë shqiptare e cilësoi legjitime dhe që do të çojë para reformat.

18:46
Foto-lajm/ Grabitësi i vrarë, me antiplumb dhe pranga

Policia po punon për identifikimin e një prej autorëve të grabitjes që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

18:11
Pa Doloresin s’ka më as “Cranberries”

“Nuk do të këndojmë më kurrë pa Doloresin”. “The Cranberries” njoftoi se, pa këngëtaren e tij të famshme nuk ka më një të ardhme, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga koncertet.

18:09
Lezhë, 60-vjeçari humb jetën duke peshkuar

Një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, në grykëderdhjen e Lumit Drin.

18:07
Grabitja në Rinas, ministri i Brendshëm i përgjigjet PD-së

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike për grabitjen me armë brenda një avioni në Rinas.

18:02
Modelet e Instagramit sjellin trendin e ri: mikro-bikinit (Foto)

Bukuroshet e Instagramit po e pëlqejnë shumë bikinin e ri mikroskopik që ka dalë kohët e fundit në shitje.

17:53
Aktorja e njohur shqiptare përlotet për personin më të dashur: Është burri i pushtetshëm që më urdhëron!

Aktorja e njohur e shumë roleve në teatër dhe filma, Suela Konjari, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet dhe ndjesinë e të qenit gjyshe.

17:43
Kur populistët e ekstremit të djathtë ëndërrojnë Europën

“AfD”-ja gjermane dhe “Lega Nord” krijuan grupin që do t’i përfaqësojë në Parlamentin Europian.

17:38
Habit deklarata e politikanes së njohur: Kam hyrë në konferencë me karrocën e djalit 3 muajsh

Mimoza Kusari Lila, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth karrierës si politikane, por edhe rolit të saj si nënë.

17:29
Grabitja në Rinas, reagon Partia Demokratike: Rama ka prioritet luftën kundër qytetarëve!

Partia Demokratike ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit.

17:13
Grabitja e shpjeguar me foto

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

17:09
“Dëmshpërblimi” me dhunë i banorëve tek “Bregu i Lumit”, Klevis Balliu flet në “Top Talk”

Sot në Top Talk ka qenë i ftuar ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, një prej protagonistëve më aktivë në protestat politike të opozitës por edhe në protesta për kauza të tjera, kryesisht në kundërvënie të akteve të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Një prej tyre është edhe protesta e banorëve të Bregut të Lumit, të cilët patën përplasje të forta me policinë mëngjesin e së martës, pasi refuzonin prishjen e banesave të tyre për vijimin e punimeve të Bulevardit të ri.

16:59
Dashuri dhe sakrificë – Episodi 43

Brandoni dhe të tjerët arrijnë t’i shpëtojnë pushkatimit. Alesandroja propozon Tean për martesë. Madalena vendos të bëhet murgeshë. Të gjithë festojnë përfundimin e luftës. Brandoni kthehet në Karrara. Korradoja e lë të lirë Silvian të ndërtojë jetën me Brandonin.

16:57
“EuroLeague”, me risi për sezonin e ardhshëm

Kampionati europian i basketbollit për meshkuj, “EuroLeague” do të bëhet me 18 skuadra pjesëmarrëse sezonin e ardhshëm, nga 16 që ka pasur deri më sot. Ky është një nga vendimet e marra pas takimit mes Shoqatës së Lojtarëve, të zhvilluar në Milano në ditët e kaluara.

16:52
Veliaj, sonte në Top Show. Përplasja me UB, protesta e banorëve të Bregut të Lumit…

Përplasja mes Universitetit Bujqësor dhe Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e dy shkollave të reja dhe protesta e banorëve të Lumit të Tiranës për shpronësimet e banesave për ndërtimin e Bulevardit të Ri.

16:51
Spalletti, Champions lamtumire. Nëse përmbush objektivin i lë vendin Contes

Interi duhet të sigurojë një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm, një detyrë që nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bashkë me zikaltrit, në garë janë edhe 5 skuadra të tjera.

16:47
Ja vendi ku është ekzekutuar një nga grabitësit (Foto)

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

16:47
Ja çfarë do të ndodhë në protestën e 13 Prillit, Klevis Balliu paralajmëron…

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar ish-deputeti Klevis Balliu, i cili ka folur edhe për skenarin që pritet të ndodhë në protestën e radhës të opozitës, atë të 13 prillit.

16:42
Çerekfinalistët e Championsit, 3.5 mld euro të ardhura vitin e kaluar

Tetë skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni në Champions League kanë përfituar plot 3.5 miliardë euro në sezonin paraardhës 2017-2018.

16:34
Kryemadhi, pas takimit me Palmerin: Hallet tona i zgjidhim me njëri-tjetrin

Ka përfunduar takimi midis kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

16:33
Grabitja në Rinas, policia: Një prej autorëve u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

16:31
Futbollisti i Kosovës, Zeneli në “top 11”-shen e javës në Ligue 1

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në kampionatin francez, duke merituar në muajin që lamë pas edhe formacionin më të mirë.

16:30
Grabitja në Rinas, dyshohet se viktima është një nga grabitësit

Nga grabitja që ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë, ka pasur një viktimë.

16:25
Basha, pas takimit me Palmer: Përkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zbuloi në Twitter pas takimit me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer se për çfarë u diskutua në takim.

15:39
Tiranë, grabitet blindi me para’ në Rinas. Një i vrarë (Foto)

Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.

15:36
Global Finance: BKT, banka më e mirë në Shqipëri për 2019-ën

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2019” nga revista amerikane Global Finance gjatë ceremonisë së 26-të të ndarjes së çmimeve vjetore ‘Bankat më të Mira në Botë’, e zhvilluar më 12 Mars 2019.

15:34
Një foto për çdo poezi. Promovohet “Pasqyra”, kushtuar grave

“Pasqyra”, një botim i veçantë poezish me tendenca feministe i autores Irda Haruni, u prezantua për publikun në Gjirokastër pasi vargjet janë frymëzuar prej përjetimeve që autorja ka marrë që prej fëmijërisë.

15:30
Spitali i ri i Kirurgjisë. Përfundon në qershor, do të kryejë 17 mijë operacione në vit

Në muajin qershor përfundojnë punimet për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

15:28
Konflikti për ‘Bulevardin e Ri’, banorët e ‘Bregut të Lumit’ përplasen me policinë

Për t’i hapur rrugë punimeve të 400 metrave të fundit të Bulevardit të Ri, janë prishur  gjatë paradites së kësaj të marte 7 shtëpitë e para, të cilat  ishin ndërtuar në gjurmën e tij si dhe në shtratin e lumit.

15:23
Shkolla pa çati e Bathores. U ndërtua e re, por një muaj më parë e flaku era e fortë

Moti i ftohtë dhe shirat e ditëve të fundit kanë nxjerrë më në pah një problem të madh me të cilin po përballet gjimnazi “Elez Isuf Nreu”, në Bathore, pjesë e Bashkisë së Kamzës.

15:15
4 000 fermerë marrin subvencione. Dy skemat e financimit kanë dhënë 118 milionë euro

Janë dy skema buxhetore që po përdoren për të subvencionuar fermerët në industrinë agropërpunuese në vend. Njëra është financuar nga Bashkimi Europian dhe tjetra nga qeveria.

15:10
Peshëngritje/ Sot në pedanë kampioni në fuqi, Briken Calja

Shqipëria debuton sot në kampionatin europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë që prej datës 6 prill.

15:06
Biznesi gjerman i pakënaqur: Na dëmtojnë taksat, korrupsioni dhe tensioni politik

Rezultatet e vrojtimit të 10 të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri tregojnë se sipërmarrësit janë të pakënaqur me faktorët ekonomikë.

14:59
Shqiptarët në zgjedhjet europiane. Garojnë në Suedi, Greqi, e jo vetëm

Shqiptarët në këtë vit zgjedhjesh evropiane dhe nacionale, po shihen dhe dëgjohen më shumë se kurdo herë tjetër. Me disa prej tyre që mund të bëhen të parët që hyjnë në Parlamentin Evropian dhe me plot kandidatë të tjerë, që garojnë për Parlamentet kombëtare dhe lokale në vende të ndryshme të Evropës, ku ata jetojnë e punojnë.

14:51
Ish e dashura ndërpret dasmën, shkon e veshur si nuse

Në ditën e martesës së tyre, një çift kinez  u ndesh me skenën dramatike. Ish e dashura e dhëndrit shkon në ceremoni e veshur si nuse dhe kërkon që të ribashkohen.

14:50
Korçë/ Arrestohet 19-vjeçari, parandalohet konflikti

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

14:49
Përfundon takimi Basha-Palmer. Ja sa zgjati

Ka përfunduar takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

14:42
Shtohen “tradhtarët”/ Edhe 2 të tjerë dorëzojnë formularët

Pasi dy kandidatë të PD, për qarkun Korçë dhe Dibër morën mandatin e deputetit nga KQZ paraditen e sotme, 2 kandidatë të tjerë nga listat e opozitës dorëzuan po sot formularin e dekriminalizimit duke shprehur vullnetin për t’u bërë deputet.

14:39
Kryeparlamentarët e vendeve të BE: Shqipëria progres, të vijojë zgjerimi

Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE në përfundim të Takimit të Vjenës, më 8-9 Prill 2009, bën thirrje për vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes një progresi të dukshëm dhe vijimit në hapat e tjerë të anëtarësimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

14:33
Kërkohet restaurimi/ Kullat e Kalasë së Beratit rrezikojnë turistët

Kullat e Kalasë së Beratit duhen restauruar. Zona është e rrezikshme për punëtoret dhe ndaj kërkohet një ndërhyrje më e specializuar.

14:33
Nëna inkurajon vajzën: Gjej një “babush të pasur”, që të paguajë operacionet plastike

Jeremy Kyle është përballur me një nënë e cila ka lejuar vajzën e saj 18-vjeçare të flejë me “babusha të pasur”, në mënyrë që të paguajnë operacionet e tyre plastike.

14:29
Elsa Hosk tregon “stolitë” (Foto)

Është një nga modelet më të mira të “Victoria’s Secret” dhe Elsa Hosk ishte zgjedhja më e mirë për reklamimin e stolive të Loganit.

14:16
Gruaja lind fëmijën pas transplantit të mitrës

Një grua nga Suedia, që u bë e para në botë që mbeti shtatzënë pas transplantimi të mitrës, duke përdorur një robot, ka lindur një djalë të shëndetshëm.

14:10
“Shqiptarët, gjakpirës e terroristë”/ Haradinaj shkarkon ministrin

Pasi ministri i Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç, ka ofenduar shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga detyra.

14:04
25-vjeçarja rrëfen agoninë e saj: Gjoksi i madh më ka shkatërruar jetën!

Një 25-vjeçare angleze ka treguar se si jeta e saj i është kthyer në Ferr për faj të madhësisë së gjoksit të saj.

14:01
Rënia e gurëve në Shëngjin rrezikon kalimtarët

Pavarësisht masave dhe investimit të kryer, në rrugën e Shëngjinit kanë rënë sërish gurë nga mali në rrugë. Reshjet që kanë përfshirë vendin por edhe mungesa e pemëve shihen si arsyet kryesore të rënies së gurëve.

13:53
Palmer mbërrin në selinë e PD, takohet me Bashën

Zëvendësndihmësi Sekretar i Shtetit, Matthew Palmer sapo ka mbërritur në selinë blu.

13:46
Orët finale të Brexit, May takon Merkel dhe Macron

Theresa May do të mbajë bisedime të momentit të fundit me liderët e Gjermanisë dhe Francës sot, katër ditë para se Britania e Madhe të dalë nga BE. May do të takohet me Angela Merkel në Berlin dhe më pas me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris, për t’iu kërkuar të mbështesin kërkesën e saj për një shtyrje tjetër të Brexit-it deri më 30 qershor.

13:45
“Sekuestro” 350 pasaportave diplomatike, Cakaj: Në kundërshtim me ligjin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pas heqjes së targave diplomatike konsujve të nderit nis reformën edhe për mbajtësit e pasaportave diplomatike.

13:41
Zgjedhje në Izrael, Netanjahu sfidohet nga Gantz

Izraelitët kanë nisur votimin në zgjedhjet e përgjithshme që konsiderohen më të paparashikueshmet në vite të tëra. Kryeministri Benjamin Natanjahu, lider i partisë së djathtë Likud, kërkon mandatin e tij të pestë. Por ai përballet me akuza për korrupsion dhe një sfidë të fortë nga gjenerali në pension Benni Gantz.

13:35
Zgjedhjet në Turqi, nuk ka rinumërim në Stamboll

Bordi i lartë i zgjedhjeve në Turqi, ka refuzuar kërkesën e partisë në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim për rinumërimin e votave në 31 lagje të Stambollit.  Presidenti Tayip Erdogan, kryetar i AKP, tha të hënën se zgjedhjet lokale ishin shënjuar nga krimi i organizuar në kutitë e votimeve në Stamboll, duke ngritur edhe mundësinë e rizhvillimit të zgjedhjeve në qytetin që ia dha shumicën, ndonëse me diferencë të ngushtë, partisë kryesore të opozitës.

13:21
Çfarë ndodh kur shikojmë dikë në sy për 10 minuta pa u ndalur?

Hulumtimi do t’ju tregojë se njerëzit janë një nga speciet me vizionin më të zhvilluar.

13:11
Komisar Artan Cuku shpallet “Dëshmor i atdheut”

Komisar Artan Cuku është shpallur “Dëshmor i Atdheut. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila me lot në sy ka marrë simbolet që i janë dorëzuar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

13:03
Shefi i Shërbimit Sekret shkarkohet nga presidenti Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar drejtorin e shërbimit sekret. Randolf Alles është një nga disa zyrtarët e Departamentit të Digurisë së Drendshme që kanë lënë postet e tyre. Largimi i Alles vjen një ditë pasi sekretarja e departamentit për Sigurinë e Srendshme, Kirstjen Nielsen dha dorëheqjen nën presion mbi situatën në kufirin SHBA-Meksikë.

12:56
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

12:52
Lamtumire kravatë! Edhe VIP-at heqin dorë prej saj

Lamtumirë kravatë! Tani edhe VIP-at heqin dorë prej saj dhe kthejnë sytë tek veshjet më të thjeshta. Kjo duket se është tendenca më e fundit e modës për meshkuj.