Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar.

Ky sezon do të jetë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, instrumentistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Publiku do të jetë për herë të parë aktiv me votat e tyre në transmetimin live stream në kanalin e Top Channel në Youtube, dhe këtë mund ta bëni që sot, ku me ane të chat-it në live stream mund të shkruani emrin e konkurrentit që preferoni ata që do të marrin sa më shumë vota do të jenë automatikisht konkurrent në sezonin e tretë.

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e sezonit të tretë dhe që nuk kanë mundur të aplikojnë, Top Talent në datat 16,17,18 dhjetor do të rihapë aplikimet në ëebsite e Top Channel.

Ky sezon do të sjellë edhe ndryshim në strukturën e programit, në prezantim si dhe në emrat e jurisë. “Top Talent” është një mundësi për të gjithë grupmoshat që synojnë të jenë pjesë e televizionit si dhe për të gjithë interpretuesit në zhanre të ndryshme.

Top Channel