Kushtet e LDK për presidentin dhe kryeparlamentarin, Lëvizja Vetëvendosje i quan barrikada.

“Megjithatë siç e kemi shprehur në vazhdimësi vullnetin dhe angazhimin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, por nuk mund të themi se ka garancë që kanë me vazhdu diskutimet apo se do kenë rezultat. Por nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë për faktin se ka në anën tjetër barrikada dhe unë mendoj që përderisa kemi barrikadime të tilla për qëndrimet nuk mund te kemi një koalicion qeverisës. Ne mund të garantojmë se do të bëjmë përpjekje maksimalisht dhe bëjmë ftesë që të heqin dore nga barrikadimet.

Barrikadat janë kryeparlamentari e në veçanti presidentin i cili do të zgjidhet në 2021 nuk është në rregull që tani të flasim për emra ose se kujt do t’i takojë. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë se mund të mos ketë i asnjerës parti presidenti një figurë që ka integritet të lartë moral, por nuk kemi parë ndonjë tërheqje nga kjo kërkese prej LDK”, tha Aalbulena Haxhiu anëtare e kryesisë së VV.

Ndërkohë që pritet që kryetari Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, të takohen sot në orën 16:00.

Pas takimit të djeshëm i cili zgjati rreth 2 orë por që rezultoi i pasuksesshëm në arritjen e marrëveshjes, ky takim do të jetë një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive për të bashkëqeverisur në katër vjetët e ardhshme.

Megjithatë të dy partitë, Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë thirrur në takim kryesitë, ku edhe janë duke zhvilluar takim në selitë e tyre.

Pra, takimi mes Kurtit dhe Mustafës do të mbahet pas mbledhjes së kryesive të të dy partive të paralajmëruara për sot.

Ndryshe, t gjatë ditës së djeshme, partitë janë përafruar shumë për të gjitha detajet e marrëveshjes.

Top Channel