E hënë, 15 Korrik 2019
15:35
Milionat në Toyota/ Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Agim Cekën

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrezoi kërkesën e Agim Cekës, i cili ka qenë shofer i kamionit ku gjendeshin mjetet “Toyota Yaris”, brenda të cilave ishin të fshehura 3.4 milionë euro.

15:27
Kampionati i peshëngritjes/ Do të garojnë 80 sportistë, meshkuj dhe femra

Në fundjavë do të zhvillohet kampionati kombëtarë i peshëngritjes, i cili përkon edhe me 70-vjetorin e krijimit të federatës së këtij sporti.

15:24
19 fshatra me pamje magjepsëse

Ndonjëherë nuk është e nevojshme për të shkuar në metropole për të kaluar momente të bukura, madje edhe në fshatra mund të kalohen momente të mrekullueshme relaksuese, një qetësi se zor mund të gjendet në qytetet e mëdha.

15:15
Rikthehen Flinstons, nis puna për filmin e ri

“The Flinstones”, do të rikthehen. Një ripropozim i animuar i selisë kult në të gjithë botën, që ka si protagonistë simpatikët Fred dhe Vilma Flinstons, vajzën e tyre dhe dinozaurin Dino, si edhe fqinjët, Beti dhe Barni Rabëll.

15:11
Tragjedia në kanionin e Holtës/ Në lumë u mbyt një 25 vjeçare, ndërsa sot rikthehen turistët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, në kanionin e Holtës në Gramsh. Një grup turistësh, mes të cilëve edhe fëmijë, janë bllokuar brenda në kaionin pas vërshimit të ujërave të rrëmbyer të Lumit të Holtës.

15:04
Koncesion i ri mbi naftën/ Kontrolli i pompave, mbi 50 milionë euro për 10 vite

Kontrolli i pompave të karburantit do të kalojë ne duart e privatit. Ministria e financave ka shpallur fituese te koncesionit pikërisht kompaninë, e cila kishte kërkuar marrjen e këtij shërbimi, NOA Control.

14:40
Shkarkimi i Presidentit, Komisioni Hetimor vendos të pyesë edhe “Venecian”

Me 9 vota pro Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit miraton kërkesën e anëtares Klotilda Bushka për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të presidentit

14:27
Fluturim mbi Paris/ Shpikja e re prezantohet në Ditën Kombëtare të Francës

Një shpikës dhe sipërmarrës francez fluturoi të dielën mbi “Champs Elysee”, me një “flyboard” me motor, nën sytë e Presidentit Emanuel Macron dhe liderëve të tjerë të BE.

14:09
I dënuar për vrasjen e Naim Zyberit, Gjykata cakton datën për rishikimin e dosjes për Arben Grorin

Gjykata ka caktuar datën për rishikimin e dosjes për Arben Grorin. Gjyqi ndaj tij nis më 9 shtator ora 10:00.

14:03
Cakaj-Borrell: Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së

Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Josep Borrell.

13:46
FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në katin e nëndheshëm të një argjendarie në zonën e ish bllokut, në rrugën Vaso Pasha, rreth orës 13:15 këtë të hënë. Teksa dy persona kane qenë në bodrumin e argjendarisë duke përpunuar floririn, kanë shpërthyer dy bombola me hidrogjen.

13:41
Gratë saudite tashmë mund të kalojnë kufirin pa lejen e një burri…

Sipas ligjeve aktuale të Arabisë Saudite, gratë e të gjitha moshave kanë nevojë për miratimin e një të afërmi mashkull për të udhëtuar jashtë vendit ose për të marrë një pasaportë. Por tashmë me anë të një reforme të re ato do të lejohen të udhëtojnë pa lejen e tyre.

13:38
Britani; Të burgosurit me sjellje të mirë do mbajnë çelësin e qelisë

Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë më shumë favore. Ministria e Drejtësisë në Britani është duke shqyrtuar që të shpërblejë të burgosurit për sjelle të mirë.

13:34
WakeUp/ 15 vjet “DigitALB”; Natë magjike me iluzionistin e famshëm Carlo Faggi

Sot është dita e fundit e festimeve me rastin e 15 vjetorit të “DigitALB” dhe programi është akoma edhe më tepër festiv.

13:25
Wake Up/ “Pushime On Top”; Ori dhe Flori na zbulojnë risitë e emisionit veror

Vera ka nisur dhe natyrisht bashkë me të edhe pushimet. Por për t’ua bërë edhe më të këndshme këtë sezon veror, e për t’u mbajtur mbërthyer pas ekranit, Top Channel sërish sjell në teleshikuesit në edicionin e dytë programin veror “Pushime On Top”.

13:24
Wake Up/ Rekord kërkesash për profesionin e oficerit të policisë

Nga data 4 korrik janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, për studentët që kanë përfunduar Universitetin me rezultate të larta në disa degë të caktuara.

13:21
Bond humbet kodin; Aktorja me ngjyrë është “007” e re

Ndërsa Daniel Craig do të luajë rolin e tij si James Bond në filmin e radhës, seria po përgatitet për një ndryshim thelbësor, me raportime sipas të cilave aktorja britanike me ngjyrë, Lashana Lynch, do të jetë 007 e ardhshme, duke marrë kështu numrin e agjentit sekret Bond pasi karakteri largohet nga MI6.

13:00
Mision indian në hënë/ Anulohet pak para nisjes për shkaqe teknike

Nisja e misionit të dytë hënor të Indisë është ndalur më pak se një orë para lançimit të planifikuar, e kjo për shkak të një problemi teknik.

12:42
Përmbytje në Greqi/ Ekspertët: Kjo verë e pazakontë

Autoritetet kanë evakuar me dhjetëra qytetarë nga shtëpitë e zhytura nën ujë në Greqinë perëndimore të dielën, pak ditë pasi shtatë persona humbën jetën si pasojë e një stuhie të dhunshme në veri të vendit.

12:33
Vrapimi me demat në Pamplona/ Tre të plagosur në garën e fundit

Tre persona janë lënduar nga demat të dielën, në vrapimin e fundit me ta në Pamplona të Spanjës, duke e çuar numrin e të lënduarve në tetë për këtë vit.

12:20
Plazh edhe në Belsh/ Projekti për liqenin në mbështetje të turizmit

Liqeni në qendër të qytetit të Belshit do të jetë i aksesueshëm në të gjitha anët e tij.

12:15
Rama me drejtuesit e Tatimeve: Po kthehet fenomeni i korrupsionit

Në një takim me drejtues të drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve ku prezantoi edhe drejtoreshën e re të këtij institucioni, Rama kritikoi ashpër punën e administratës, ndërsa paralajmëroi se kush nuk plotëson objektivat e arritura, nuk ka më vend në të.

12:12
Fluks vizitorësh në Butrint/ Këtë vit priten më shumë vizitorë

Në Butrint sapo ka nisur të rritet fluksi i vizitorëve të verës. Këtë vit sezoni nisi disi me vonesë për të gjithë në Jug por tashmë vizitorë nga e gjithë bota preferojnë të shpenzojnë orë të tëra brenda parkut të mbrojtur nga UNESCO.

11:56
Barcelona prezanton Griezmann, fanela me numër 17

Antoinne Griezmann bëri prezantimin zyrtar si futbollisti më i ri i Barcelonës në pasditen e së dielës. Sulmuesi francez firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin kampion të Spanjës që ditë më parë pagoi klauzolën e kontratës së futbollistit prej 120 milionë Eurosh.

11:40
Rama: Nuk ka ndryshime në qeveri, fantazi që vijnë nga temperaturat e larta

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka zbuluar çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, të mbledhur mëngjesin e sotëm, që u zhvillua për rreth dy orë.

11:33
Dhuna ndaj qytetarëve në Dibër/ Avokati i Popullit: Të nisin hetimet ndaj punonjësve të policisë!

Institucioni i Avokatit të Popullit në një rekomandim të gjatë ka propozuar nisjen e hetimeve ndaj punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit që kanë shkuar në ndihmë të DVP Dibër, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, si dhe për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

11:25
Wimbledon/ Triumfon Djokovic, fiton titullin e pestë

Novak Djokovic dhe Roger Federer rishkruajnë historinë e turneut të Wimbledonit.

11:08
Nga “Kopshti më i ri në botë” në Kodër Kamëz, tek rrugët, uji e kanalizimet të Bregu i Lumit, ndryshime në periferi të Tiranës

Njësia 11, e cila administrohet nga Bashkia e Tiranës, është kthyer tashmë në një kantier pune. Shkolla të rregulluara, kopshte dhe çerdhe që janë në prag të përfundimit në Kodër Kamëz, rrugët dhe rrjeti i ujësjellësit tek Bregu i Lumit që është thuajse në përfundim, sinjalistikë moderne tek kryqëzimi i “3”-shit (shinat) etj., janë disa prej dhjetra kantiereve të punës që janë hapur në këtë këtë njësi.

10:55
Pse Amerika po ndërton një mur tjetër?

Deri në vitin 2025, Staten Island i Nju Jorkut do të fortifikohet me një mur që shkon deri në 5.3 milje përgjatë bregdetit, një hap inxhinierik që synon të shmangë një kërcënim në rritje.

10:35
Telefonat po na shtrembërojnë/ Pasojat e rënda në trupin e njeriut nga teknologjia

Telefonat në duar apo qëndrimi përballë ekranit të kompjuterit, po ndryshon trupin tonë, teksa të gjithë i ka tërhequr dallga e madhe e dixhitalizimit.

10:23
Përplasen dy automjete, 7 të plagosur në Gjirokastër

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë  fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, ku si pasojë janë aksidentuar 7 persona, mes tyre dhe dy fëmijë 3 dhe 7 vjeç.

10:09
Vodhi me dhunë farmacinë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi para disa ditësh vodhi me dhunë një farmaci.

09:52
Berat/ Vodhën dy banesa, 3 në pranga

Tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash janë vënë në pranga nga policia.

09:41
Alessandra Ambrosio ndez Mykonosin!

Ata kanë rreth një vit që dalin.

09:25
Foto/ Hapet tuneli panoramik në Pogradec

Sot do të hapet tuneli panoramik në Pogradec pas përfundimit të punimeve.

08:55
Tri fuqitë evropiane apel për ulje tensioni Teheran – SHBA

Gjermania, Franca e Britania e Madhe bëjnë thirrje për veprim “të përgjegjshëm” për të ulur tensionet mes Teheranit dhe SHBA mbi marrëveshjen atomike të vitit 2015 pasi Irani shkeli kufizimet mbi pasurimin e uraniumit.

08:37
Takimi i ngrohtë mes Beyonce dhe Meghan Markle

Beyoncé dhe Meghan Markle kanë prej kohësh një respekt të ndërsjelltë për njëra-tjetrën, por ja që nuk ishin takuar kurrë, deri në premierën e “The Lion King” (Mbreti Luan) në Mbretërinë e Bashkuar.

08:20
Kroaci: Dёbimi i refugjatёve me “pak dhunё”

Kishte kohё qё Kroacia i mohonte njoftimet pёr kthimin e refugjatёve ilegalё nё vendin fqinj Bosnje-Hercegovinё. Por presidentja kroate pranoi nё njё intervitё televizive, se ka tё ashtuquajtura push-backs.

08:05
Marrëveshja bërthamore e Iranit: Jeremy Hunt synon të lehtësojë tensionet

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt po nis një orvatje të re për të ndaluar marrëveshjen bërthamore të Iranit duke zgjidhur dhe lehtësuar tensionet në Gjirin.

E diel, 14 Korrik 2019
22:35
Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 63 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

21:56
Rusi/ Protesta masive nga opozita për përfshirjen e saj në zgjedhjet e Moskës

Rreth 1.000 njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, me kërkesën që kandidatët e opozitës të përfshihen në fletëvotimet për zgjedhjet e 8 shtatorit të Dumës për qytetin e Moskës.

21:30
Anija ‘Saranda Express’ me 27 pasagjerë pëson defekt, jep sinjalin e alarmit

Anija ”Saranda Express” me flamur Shqiptar e cila bën linjen Sarandë-Korfuz në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS. Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kassiopit në veri të ishullit të Korfuzit.

21:06
Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes punonjësi i OSHEE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një punonjës i OSHEE ka humbur jetën.

20:54
Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Tales ku një makinë ka përplasur një kalimtar.

20:16
Alpinistja e rekordeve/ Vajza nga Kosova që pushton çdo lartësi

Mrikë Malësorja nga Peja pritet të bëhet femra më e re që do t’i ngjisë shtatë majat e maleve më të larta të shtatë kontinenteve, të njohura si seven summits.

19:58
Jul Çesari/ Drama shekspiriane në Tiranë

Ne jemi po të njëjtët kur vjen çështja për ambicien për pushtet. Jemi po më afër kafshëve, sesa qenies njerëzore. Jemi apo ata që para 420 vitesh kur Shekspiri shkroi thrillerin politik “Jul Çezari”. Kësaj ideje i qëndroi besnik deri në fund regjisori kroat Ivica Buljan.

19:50
Kalaja e Kaninës/ Supriza e polakëve që kalojnë pushimet në Vlorë

Rreth 6 km larg qytetit të Vlorës kalaja e Kaninës vazhdon të mbetet një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Numri i vizitoreve në kala është rritur edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës rrugore nga Vlora në Kaninë.

19:48
E diela në pishina/ Destinacioni i preferuar për banorët e Tiranës

Moti i paqëndrueshëm e ka bërë punën e vet, megjithatë Akuadromi i Tiranës, mbetet një nga mundësitë më të mira, veçanërisht për familjarët.

19:45
Mushkonjat bëhen shqetësuese/ Në Shëngjin dhe Tale nuk është kryer dezinsektimi

Insektet në plazhin e Shëngjinit dhe të Talës këtë vit janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz për pushuesit pasi edhe pse jemi thuajse në fund të muajit korrik dezinsektimi nuk është kryer.

19:42
Në spitale, ilaçe pranë skadencës/ KLSH zbulon “depon” me ilaçe të skaduara

Në QSUT pranohen barna afër datës së skadencës. Sipas ligjit barna që futen në farmacinë e QSUT duhet të kenë jo më pak se gjysmën e kohës nga data e skadencës. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur në këtë farmaci barna që ishin shumë pranë datës së skadencës.

19:38
Të mëdhenjtë shpërndajnë fitimet/ U ndanë 410 mln euro. Rreth 30 milionë i paguan si taksa

Bosët e bizneseve të mëdha në Shqipëri kanë nisur të shfrytëzojnë uljen e tatimit mbi dividentin për të shpërndarë fitimet e mbartura në bizneset që zotërojnë.

19:15
Foto/ Si zhvilloheshin konkurset e bukurisë në të kaluarën

1854 ishte viti në të cilin u zhvillua shfaqja e parë e bukurisë në cirkun legjendar të showmanit P.T. Barnum.

18:56
Mbytet 25-vjeçarja në kanionin e Holtës

Një grup me turistë shqiptarë i nisur nga Gramshi për të eksploruar kanionin e Holtës janë përfshirë nga uji i lumit e për pasojë një vajzë ka humbur jetën.

18:35
Fier, makina përfshihet nga flakët

Merr flakë një makinë në lagjen 1 Maji në qytetin e Fierit. Makina ishte e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët pak pasi drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina.

18:08
Zjarr në kompleksin e pallateve, 6 të lënduar

Një kompleks apartamentesh është përfshirë nga flakët në Zyrih të Zvicrës. Zjarri ka rënë të shtynën pak para mesante, bëjnë të ditura mediat zviceriane.

17:37
Taksa 100 për qind/ Importi i produkteve serbe rënie drastike

Gati tetë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi i produkteve serbe, sipas autoriteteve kosovare, ka shënuar një rënie drastike.

17:06
Pse “Anabel Hostel” theu rekordet e shikueshmërisë? Dalina Buzi rrëfen sekretin

Me 2 korrik ishte finalja e sezonit te dytë të serialit online “Anabel Hostel” dhe sezonit të parë të “Love Likes Tirana”. 5 vajzat e famshme të “Hostelit”, Megi, Dea, Viola, Ana dhe Alberta me në krye producenten Dalina Buzi revolucionalizuan median online shqiptare duke sjellë një frymë tërësisht të re të të bërit serial.

16:45
Dita e Bastijës/ Liderët botërore do marrin pjesë në festën e Francës

Lider të rëndësishëm europiane, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin holandez Mark Rutte iu bashkuan shefit të Elizesë, Emmanuel Macron në kremtimet e festës kombëtare të Francës, ditës së Bastijes, që kujton mësymjen e kësaj fortese 14 korrikun e vitit 1789 gjatë revolucionit francez.

16:21
Komentet e rreme, problemi i botës online

Komentet online të përfituesve të një shërbimi po fitojnë rëndësi gjithmonë e më të madhe në ditët tona, por bashkë me to, rritje janë duke shënuar njëkohësisht edhe përpjekjet për të mashtruar sistemin.

16:05
“A di të këndojë Robert Berisha”/ Ja përgjigjja e këngëtarit në “E Diell”

Prej disa vitesh, instrumentisti i talentuar Robert Berisha po eksperimenton në fushën e këngës duke sjellë për publikun shumë klipe, duke krijuar fansa dhe mbajtur koncerte brenda e jashtë vendit.

15:48
Amerika po ndërton një tjetër mur të madh

Amerika po ndërton një tjetër mur të madh; vetëm se këtë herë është për të mbrojtur një pjesë të Nju Jorkut. Deri në 2025-tën, Staten Island do të forcohet me një lloj strukture që do të shtrihet 5,3 milje përgjatë bregdetit, e konceptuar të zbrapsë një kërcënim në rritje, thotë CNN.

15:15
Robert Berisha tregon në “E Diell” defektin më të madh të Nora Istrefit

Ata janë një nga çiftet më të lakmuara të showbizit shqiptar.

15:00
‘Diego Maradona’, terroristi ‘memec’ rus, që u arrestua në Tiranë

“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat  luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos  më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!”.  Kjo është deklarata para Gjykatës së Durrësit e  Rasul Miklaev, i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, pjesë  e shtetit islamik ISIS.

14:38
Hellbanianz, zbulohen emrat e anëtarëve në burgjet angleze

Hellbanianz grupi muzikor në Londër, vihet përsëri në qendër të një investigimi të medias angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze me burim paratë e fituara nga kriminaliteti.

14:19
11 gjëra të çuditshme që na ndodhin kur flemë gjumë

Natën ne do të dëshironim të flemë në paqe dhe të rivendosnim energjitë.

14:06
Neymar thumbon PSG, braziliani: Kujtimi me i bukur fitorja 6-1 me Barçen

Neymar merr sërish rolin e protagonistit në medien sportive. Sulmuesi brazilian që mori pjesë në një event të minifutbollit në vendin e tij, me një deklaratë të tij ka bërë që të shtohen zërat për kthimin e tij te Barcelona që së fundmi po qarkullojnë si në Spanjë ashtu edhe në Francë.

14:00
Mbyllet telenovela De Ligt, holandezi te Juventus për 70 milionë euro

Mbyllet telenovela e radhës e merkatos; ajo për Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez do të luajë me Juventusin në 5 vitet e ardhshme.

13:57
Dorëzohet Napoli, Hysaj mund të kalojë te Atletico Madrid

E ardhmja e Elseid Hysaj mund të jetë në Spanjë. Sipas asaj që publikohet në medien iberike, Atletico Madrid dhe Napoli vijojnë bisedimet për transferimin e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare në kryeqytetin spanjoll.

13:39
“Alo policia! Hajduti ka hyrë në shtëpinë time”, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

Tenton të vjedhë në banesën e një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia e Kavajës, gjatë tentativës për tu larguar. Në pranga ka rënë shtetasi XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje.

13:31
Përfundon rehabilitimi i bllokut të banimit në Njësinë 2, shqetësim i hershëm i banorëve

Nga një zonë me zero investime prej vitesh, ku balta në dimër dhe pluhuri në verë ishin kthyer në normalitet për banorët, i gjithë blloku i banimit prej 21 hektarësh i kufizuar nga “Rruga Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetër Budi” dhe “Ali Visha” në Njësinë 2 është transformuar në një lagjet më të mira të Tiranës.

13:23
Franca kremton festёn kombёtare

Nё Francё zhvillohen ceremonitё festive pёr nder tё “Grande Nation”. Nё pikёn kulmore tё festёs, paradёn ushtarake, marrin pjesё pёrfaqёsues tё nivelit tё lartё nga shumё vende tё botёs.

12:29
Surpriza në ditëlindjen e Digitalb/ Në datat 14 dhe 15 korrik hap free si dhuratë të gjitha kanalet e platformës

Në këtë përvjetor të ditëlindjes së 15-të, Digitalb nuk e ndal morinë e surprizave të shumta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Për dy ditë me radhë në datat 14 dhe 15 korrik, Digitalb hap free si dhuratë të gjitha kanalet e platformës për të ndjekur programet e tij sipas dëshirave dhe preferencave tuaja.

12:29
Digitalb si Netflix/Së shpejti prezantohet investimi në teknologjinë Over the Top

Në prag të festës së madhe të përvjetorit të 15-të, Digitalb zbulon surprizën e radhës për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm. Së shpejti kompania do të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën Digitalb-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si Netflix, HBO, Hulu etj, të cilat kanë filluar të bëhen popullore edhe në vendin tonë.

12:28
Basha pret delegacionin Amerikano-Hebraik: Orë e errët për Shqipërinë, s’do heshtim

Kreu i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ. Gjatë këtij takimi, shefi i selisë blu i ka shprehur këtij komuniteti shqetësimet e tij rreth krizës politike, duke i thënë se PD është e vendosur për të vazhduar betejën kundër korrupsionit në këtë orë të errët në Shqipëri.

12:19
Mullinjtë me ujë në Elbasan, ende në punë teknologjia e vjetër

Mullinjtë me ujë po shkojnë drejt zhdukjes pasi një teknologji e tillë flet mbi 100 vite më parë. Por, ka ende fshatra të cilat me mundim vijojnë ta mbajnë gjallë traditën, qoftë edhe për shkak të cilësisë së miellit në një mulli të tillë.

12:15
Ndihma ndaj agrobiznesit/Kryeministri viziton baxhot në Boboshticë

Për djathin feta të prodhuar në Korçë synohen tregjet rajonale e më gjerë. Ferma e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë” përmes mbështetjes financiare të programit të Zhvillimit Rural, ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së djathit në disa varietete të ndryshme. Ajo bashkëpunon me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit.

12:09
Kosova, më pak grurë/ Përgjysmohet sipërfaqja e tokës së mbjellë

Interesimi i bujqve nga Kosova për të mbjellë grurë ka rënë. Si pasojë sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit. Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë tokë me farë gruri, për dallim nga viti 2012, gjatë së cilit ishin mbjellë 102 hektar.

12:05
Bujtinat e Beratit, studentja mirëpret në shtëpinë e saj turistët

Ela Dingo , një studente nga Berati ka gjetur një mënyrë origjinale për të përballuar koston e studimeve universitare. Vajza e re nuk do t’i sforcoj prindërit e saj, sidomos pas sëmundjes qe kaloi nëna. Ela u sugjeroi prindërve që banesën ta kthenin në një bujtinë. Fillimi ishte vështirë për ta pasi siç thotë Ela nuk ishte lehtë ta realizoje.

12:05
New York pa drita/Mbetën pa energji 70 mijë banesa dhe biznese në Manhattan

Energjia elektrike është rikthyer pas blakoutit të në dite më parë në Nju Jork, që bllokoi trenat e metrove e la disa persona të bllokuar në ashensorë mbrëmjen e se shtunës.

12:03
Parajsa në majë të alpeve/Thethi, destinacion i pëlqyer në çdo stinë të vitit

Të paktë mund të jenë ata shqiptarë, të cilët nuk kanë dëgjuar për Bjeshkët e Namura. Bukuritë natyrore në Parkun e Thethit janë ndër më të rrallËt që mund të shohësh në vendin tonë.

11:21
Turi i Francës, etapën e 8 e fiton Thomas de Gendt

Tomas de Gendt është fituesi i etapës së 8 të turit të Francës, Macon-St.Etienne 200 km e gjatë. Çiklisti i skuadrës Lotto Soudal e bëri këtë sipas mënyrës së tij; gjeti momentin e duhur për t’iu rezistuar dhe t’iu shkëputur Thibaut Pinot dhe Julian Alaphillipe për të fituar këtë etapë me kohën 5 orë e 17 sekonda.

11:12
Turneu i Wimbledo, “mbretëresha” është Simona Halep

“Mbretëresha” e turneut të Wimbledonit është Simona Halep. Tenistja rumune mundi në finale Serena Williams, e cila ishte në kërkim të titullit të 24 Grand Slam në karrierë, një objektiv ky që mbetet ende një ëndërr për tenisten amerikane, që gjithsesi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndryshe nga sa pritej, finalja e kësaj të shtune nuk kishte histori me Halep që ishte dominuese në fushën e lojës pavarësisht se në anën tjetër të rrjetës ishte pikërisht një legjendë si Serena Williams.

11:07
Aksident i rëndë në Tiranë/ Vdes pasagjerja, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident me vdekje dhe plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë.

10:51
Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit për inat të Barak Obamës

Donald Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit vetëm për inat të Barak Obamës; të tjera kabllograme të ish-ambasadorit britanik në SHBA kanë dalë në dritë dhe përcjellin një tablo më të plotë të asaj, mendonte sir Kim Darroch për shefin e Shtëpisë së Bardhë, administratën dhe vendimet e tij.

10:45
Gjurma e Armstrong, të shpallet trashëgimi e njerëzimit

50 vite pas 20 korrikut 1969, që vulosi gjurmën e njeriut në hënë, nuk ka asnjë normativë ndërkombëtare që të ruajë vendin e zbritjes. Atje, ku Neil Armstrong dhe shokët e tij, vendosën këmbën mbi tokën hënore; ku u vendos flamuri amerikan dhe ku u lanë disa suvenire nga misioni hapësinor Apollo 11. Ajo zonë, u quajt ‘Baza Tranquillity’.

10:41
Grabitqarët e detit rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu

Peshkaqenët, grabitqarët më të mëdhenj të detit prej miliona vitesh, rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu si pasojë e peshkimit të tepruar dhe për faktin se ndotja plastike po rritet gjithnjë e më shumë.

10:29
Ankth në det të hapur, shpëtohet pas 3 orësh jahti me shtetas serbë

Autoritetet shqiptare kanë shpëtuar gjatë natës 7 shtetas serbë, të cilët ishin duke lundruar në ujërat tona me një jaht, me flamur italian. Jahti u lokalizua në veri-perëndim të Sazanit, i cili kishte mbetur në det të hapur për shkak të defektit të motorit. Ka qenë policia kufitare, ajo që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

10:16
Ekstradohet nga Belgjika grabitësi i dhunshëm

Ekstradohet nga Belgjika drejt vendit tonë 41-vjeçari  Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

09:49
Pasuri nga para te “pista”, sekuestrohen 4 automjete luksoze

Finalizohet në Lezhë operacioni “Luksi“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.  

09:44
PD akuzoi së në Vaun e Dejës u votua me fletë të falsifikuara, anëtari i KQZ-së: Fletët u prodhuan në Slloveni

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi i është kundërpërgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ku ky i fundit një ditë më parë tha se në Vaun e Dejës është votuar me fletë votimi të falsifikuara.

09:17
Shkencëtarët rindërtojnë fytyrat e të famshmëve të antikitetit nga Tutankhamuni te Jezusi

Kush nuk do të ishte kureshtar të shihte fytyrën e vërtetë të Jezusit, Tutankhamun apo të personazheve të tjerë të antikitetit? Për fat të mirë, aftësia jonë për të rindërtuar ngjashmërinë e njerëzve të vdekur gjatë, të njohur si rindërtimi i fytyrës, ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dekadat e fundit.

08:42
Sakrifica për tu arsimuar, fëmijët futen në qese plastike për të kaluar lumin

Banorët e fshatit Huoi Ha, në krahinën e Dien Bien në Vietnam jetojnë në  varfëri ekstreme dhe  e dinë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje është të shkosh në shkollë.

08:33
22 amfora të lashta gjenden në brigjet shqiptare

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka gjetur amfora që janë të paktën 2,500 vjeçare në detin Jon pranë brigjeve shqiptare, të cilat mund të jenë aty si pasojë e një anije të mbytur në lashtësi.

08:13
Egjipti hap dy piramida antike, publikohen gjetjet e reja

Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros dhe zbuloi një koleksion të sarkofagëve të sapo gjetur, disa prej të cilave përmbajnë mumiet e ruajtura mirë.

E shtunë, 13 Korrik 2019
22:26
Ky është shteti që zgjedhin gjermanët dhe francezët për të emigruar për punë

Emigrimin e njohim së fundmi si një fenomen ballkanik dhe afrikan, por ai ekziston edhe vetë brenda Bashkimit Evropian, ndonëse jo në të njëjta përmasa me ato të qytetarëve të shteteve të treta. Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

21:47
Basha riorganizon partinë, emrat e 24 koordinatorëve që do të ndjekin procesin

Lulzim Basha kërkon që Partia Demokratike të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet një urdhri të marrë së fundmi, Basha kërkon që deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës për deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.

21:32
Shoqëroi nipin e ish-ministrit, polici largohet pas 17 vitesh për të punuar si shofer bulmeti

“I ndershëm në Shqipëri”, kështu e ka titulluar gazetarja Anila Hoxha shkrimin ku pasqyrohen realitete të dhimbshme me të cilat përballen çdo ditë shumë punonjës policie në Shqipëri. Shkrimi i cili është kthyer në ‘viral’ në mediat online dhe rrjetet sociale tregon edhe historinë e një ish-polici të quajtur Artan A.

21:05
Nga i pastrehë kthehet në milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ në banesa

Në moshën 15 vjeçare, Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të germëzonte emrin e tij. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan Usa Today.

20:39
Njoftoi për sëmundjen e rëndë, bota e futbollit bashkohet me Mihajloviç

Sinisa Mihajloviç dha sot lajmin se vuan nga sëmundja e rëndë e leucemisë, ndërsa premtoi se do nisë një betejë të fortë kundër të keqes, deri sa ta mposhtë atë, por pa lënë mënjanë karrierën e tij si trajner te Bologna.

20:16
FOTO/ Mama e tre fëmijëve duket joshëse në pishinë!

Chrisitne McGuinness dukej sensacionale e veshur me bikini blu, në këto pushime të sajat verore, në Spanjë.