Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar.

Ky sezon do të jetë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, instrumetistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në muajin nëntor të shumtë kanë qenë aplikuesit që janë regjistruar për të qenë pjesë e sezonit të tretë. Ditën e shtunë dhe të diel në oren 10:00 do të realizohen audicionet e para të përgjithshme, të cilat do të transmetohen në live stream në kanalin e Top Channel në Youtube.

Publiku do të jetë për herë të parë aktiv me votat e tyre në transmetimin live stream në kanalin e Top Channel në Youtube, ku me ane të chat-it në live stream do të shkuajnë emrin e konkurrentëve që preferojnë dhe konkurrentët që do të marrin sa më shumë vota do të jenë automatiksht konkurrent në sezonin e tretë.

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e sezonit të tretë dhe që nuk kanë mundur të aplikojnë, Top Talent në datat 16,17,18 dhjetor do të rihapë aplikimet në website e Top Channel.

Disa prej konkurrentëve të Top Talent në dy sezonet e kaluara janë tashmë pjesë e Top Channel në disa emisione të ndryshme në profile të ndryshme, si pjesë e produksioneve por edhe si prezantues.

Ky sezon do të sjellë edhe ndryshim në strukturën e programit, në prezantim si dhe në emrat e jurisë. “Top Talent” është një mundësi për të gjithë grupmoshat që synojnë të jenë pjesë e televizionit si dhe për të gjithë interpretuesit në zhanre të ndryshme.

Top Channel