Ujësjellësi pezullon faturat, të dëmtuarit nga tërmeti në Tiranë e Durrës nuk do të paguajnë

13/12/2019 15:12

Mbi 2200 familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u vlerësuan si të pabanueshme u janë pezulluar kontratat me ujësjellës-kanalizimet si dhe u është falur fatura e ujit së bashku me taksat për të gjithë muajin nëntor.

Meqenëse vlerësimet nëpër banesa vijojnë, shifra prej 2200 pritet të ndryshojë edhe se një pjesë e banorëve mund të rikthehen në banesa pasi të kryhen disa vlerësime nga inxhinierët e ndërtimit  dhe për këta Ujësjellësi do të riaktivizojë kontratën.

Ndërkohë që për qytetarët e tjerë, banesat e të cilëve nuk janë vlerësuar të pabanueshme, në muajin dhjetor fatura e ujësjellësit u mbërrin bashkë me taksën e banesës.

Alma Demiraj

Top Channel