Redi Jupi në ‘Top Talk’: Shqipëria ka qenë në vend të parë sa i përket shikueshmërisë në stadium

13/12/2019 17:08

Në “Air Albania Stadium” në orën 19:00 do të luhet ndeshja e parë e kampionatit Shqiptar në këtë stadium dhe do të jetë derbi Partizani-Tirana.

Në studion e ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte i ftuar ish-futbollisti Redi Jupi.

Jupi u shpreh se në momentin që do ndërtohej stadiumi kompanitë kishin idenë për një stadium 12 deri 15 mijë vende se kaq ishte kapaciteti për ta mbushur me evenimente të përjavshme.

Një stadium 22 mijë vendesh është shumë përpara sa i përket ndjekshmërisë dhe cilësisë së futbollit që ne kemi.

Ai tha edhe një statistikë interesante që në vitin 89 për nivel shikueshmërie në stadium Shqipëria ka qenë në vend të parë në botë dhe Skocia ka qenë e dytë.

Top Channel