Gjatë fundjavës do të zhvillohen dy duele shumë interesante në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Penza pasi ka mundur Sferën me rezultat bindës 70:34 do të përballet me Dritën, që garon në Ligën e Parë të Femrave.

Ndërkohë, Trepça që ka eliminuar United Basketball me rezultat 65:43 do të ndeshet me Kastriotin, në një sfidë shumë interesante.

Skuadrat që fitojnë në këtë xhiro sigurojnë gjysmëfinalen, aty ku do të përballen me Bashkimin, përkatësisht Mabetex Prishtinën.

Xhiro 3

E shtunë

16:00 Drita – Penza

E diel

12:00 Kastrioti – Trepça

Top Channel