Futbollistë të zhgënjyer dhe të pamotivuar, Francë dhe ndeshja me Anglinë që ‘askush nuk dëshiron ta luajë’
Politano ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek klubi zi kaltër, mirëpo këtë javë do të vendoset përfundimisht për fatin e tij.
Siç shkruan FcInternews.it, kjo do të jetë java vendimtare për Interin dhe Matteo Politanon, ndërsa skuadra e Fiorentinë-s është e interesuar për të nënshkruan me ish-lojtarin e Sassuolos.
Politani u transferua tek Interi nga Sassuolo, sezonin e kaluar ku pati një fillim të mirë me Interi-n, duke bërë 48 paraqitje dhe duke shënuar 6 gola.
Mirëpo me ardhjen e trajnerit Antonio Conte si dhe me ardhjen e disa përforcimeve të reja, hapësira e Politanos në klub është kufizuar.
Kujtojmë që drejtuesit e Interi-t janë duke shpresuar që Politano të përfshihet në marrëveshje edhe për lojtarin Chiesea, i cili është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri i Interit, Antonio Conte./KosovaPress/
Top Channel