Festat e nëntorit këtë vit na gjetën me flamurin në gjysmështizë duke na trazuar zemrat fort nga humbja e jetëve për shkak të tërmetit. Kjo bëri që edhe programi festiv i xhiruar në 21 nëntor i “Shiko Kush LUAN” të shtyhej 2 javë me vendim të autores dhe moderatores Luana Vjollca e cila po ashtu ishte tejet e prekur nga ngjarja.

Megjithë tragjedinë, shqiptarët treguan që janë më të bashkuar se kurrë dhe meritojnë të ngrihen pas çdo rrëzimi e po ashtu meritojnë edhe një festë të “veshur” Kuq e zi. Artistë të mrekullueshëm dhe energji pozitive do të ketë pikërisht kjo e shtunë në ekranin e Top Channel.

Me të ftuar specialë Besa Kokëdhima, Edona e Milot Llalloshi, Valbona Mema, Irini Qirjako, Mc Beka artisti nga Mali i Zi, Nikollë Nikprelaj, modelet Xhesika Berberi e Vildane Zeneli si edhe kapitenët Florjan Binaj e Rezart Veleshnja së bashku me Fifin do ti japin ngjyrat e duhura kësaj puntate dedikuar pavarësisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Luana Vjollca ka menduar që këtë puntatë t’ka dedikojë një kampioni si Klevis Celaj që është i tillë jo vetëm në boks por edhe në jetë. Të gjithë u njohëm me historinë e tij që u kthye në frymëzim për shumë nga ne dhe Luana Vjollca e Top Channel rezervuan një kontribut për ta ndihmuar jo vetëm në rrugëtimin e tij por edhe për familjen. Ka shumë dashuri dhe argëtim kjo e shtunë në Top Channel në orën 21:00.

Top Channel