Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke transportuar shtetas të huaj.

Policia bën me dije se pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë, shtetasit S.T, 38 vjeç dhe T.Q, 40 vjeç, banues në Korçë, u kapën me mjetin autobus tip “Iveko” duke transportuar në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj të cilëve iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Njoftim/ Pogradec

Policia godet një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Kapen duke transportuar shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në kuadër të Planit Operacional “Joint Action Days”, iniciuar nga Interpol në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për “Luftën ndaj Trafikut të Qënieve Njerëzore” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë intensifikuar kontrollet përgjatë aksit rrugor Devoll-Tiranë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë, shtetasit S.T, 38 vjeç dhe T.Q, 40 vjeç, banues në Korçë, u kapën me mjetin autobus tip “Iveko” duke transportuar në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj të cilëve iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel