Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë.
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së i ka thënë se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.
Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.
Qeveria me 12 ministri, sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa kryeministrin e jep LVV, ka thënë Haziri për Mediafokus.
Për Kuvend dhe Presidencë, kandidati do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK-ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së.
Top Channel