Këtë të shtunë, në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar atletja e njohur Luiza Gega.

Fillimisht Luiza dhe autorja e moderatorja Dojna Mema kanë diskutuar për disa gjëra vajzash, duke filluar që prej shopping-ut dhe deri tek dashuritë apo martesa.

Gjatë diskutimit, Dojna e ka pyetur Luizën nëse sporti e pengon për të krijuar një jetë të zakonshme dhe këtë gjë e ka pohuar vetë atletja.

Më tej moderatorja e ka pyetur se njerëzit thonë që është çështje prioriteti të pasurit të dashur në jetë sepse nëse ti e gjen kohën arrin ta kesh, sa funksionon kjo? A ke kohë për një partner se realisht me itenerarin që po më thua është aq i ngjeshur.

“Përveç se është i ngjeshur, sporti që unë bëj pjesën më të madhe të vitit duhet të stërvitem në male kështu që është shumë e vështirë pjesa e të bërit jetë normale dhe për të krijuar një lidhje. Mami im mezi pret të le sportin. Nuk e di pse thotë Luiza të lutem boll ke arritur kur do ta lesh. Se ka fiksimin që unë të filloj një jetë normale”- ka treguar atletja plot humor.

Top Channel