Ilir Daja kërkon lojtarë të rinj te Skënderbeu, mohon kontaktet me Tiranën

14/12/2019 20:44

Ilir Daja, duke analizuar humbjen me Vllazninë në “Gol pas Goli”, theksoi se Skënderbeu ka nevojë për ndërhyrje në merkato.

Çfarë nuk funksionoi sot të Skënderbeu dhe a ndikoi protesta gjatë javës?

Loja ishte shumë e dobët dhe na penalizoi mungesa e finalizimit në disa raste në pjesën së parë. Protesta nuk na ndikoi, pasi ndërhyri presidenti.

Çfarë do të thoshit për humbjet radhazi?

Janë dy humbje radhazi, pas dy fitoreve radhazi. Kemi shumë mungesa, edhe Dita u dëmtua. Më vjen keq që pësojmë gola të evitueshëm. Duhet të reagojmë në këto dy ndeshne të fundit, pasi do ta kemi vështirë.

Duket qartë që keni probleme në mbrojtje…

Ekipi fillon nga porta dhe qendërmbrojtësit. Kur ndërtuam skuadrën, mbrojtësit në qarkullim ishin të limituar. Kemi probleme në repartin e mbrojtjes. Unë nuk i shmang përgjegjësitë e mia, por lojtarët e vjetër duhet të marrin në shpatulla ekipin.

A ju pëlqen ky ekip që keni?

Duhet të ulemi me presidentin, që të flasim për vazhdimësinë. Nëse duam të kalojmë këtë situatë, duhet të blejmë të tjerë lojtarë.

Emri juaj përflitet te Tirana…

Nuk kam asnjë lloj kontakti me Tiranën, sepse nuk kam si të kem, duke qenë se jam te Skënderbeu. Është e rëndësishme të mbarojmë këto dy ndeshje, duke nisur nga sfida me Gjirokastrën. Pastaj do të ulemi të shohim si do procedojmë për të ardhmen./Supersport.al

Top Channel