Bylisi, fitorja i rrëshqet ndaj Flamurtarit/ Laçi bën detyrën në ndeshjen me Luftëtarin

14/12/2019 15:48

Bylisi nuk arriti dot të fitojë sfidën me Flamurtarin edhe pse ishte shumë pranë marrjes së 3 pikëve.

Në Vlorë, sfida e ballshiotëve me kuqezinjtë përfundoi me barazimin 2-2 me Flamurtarin që gjithsesi vazhdon të mos e ndjejë shijen e fitores. Ishte Flamurtari ai kaloi në avantazh me golin e Xhevahir Sukaj, por Bylisi përmbysi gjithçka me Guindo që shënoi 2 gola nga 1 në çdo pjesë për t’i dhënë skuadrës së tij kryesimin në 2-1.

Në minutat e fundit, kur të gjithë po mendonin se Bylisi e mori fitoren e tij, Flamurtari barazoi shifrat në 2-2 me Nebihun. Pas këtij barazimi, Bylisi shkon në 24 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 6 pikë.

Laci ben detyrën në ndeshjen me Luftëtarin. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu dominoi këtë sfidë ndaj gjirokastritëve duke e fituar me rezultatin e pastër 4-0. Xhixha në minutën e 16 hapi serinë e golave për Lacin, gol që u shoqërua nga ai i Nwabuezes, ndërkohë që në pjesën e dytë Teko me 2 gola fiksoi rezultatin në 4-0 duke bërë që Laci të shkojë në kuotën e 25 pikëve duke barazuar Partizanin.

Top Channel