Shumë punë, pak fjalë dhe dëshpërim/ Në USA demotivohesh mijëra herë deri sa arrin një copëz suksesi

14/12/2019 20:00

Linda Halimi lindi ne vitin 1989 në Fshat i ri, Viti ne Kosove. Karrierën si këngëtare e nisi në adoleshencë në edicionin e 3-të “Ethet e së Premtes” ku ishte një ndër finalistet.

Linda u bë e njohur për publikun ku morri pjesë në “Top Fest” me grupin Ngroba, dhe në vitin 2007 u shpall fituese e çmimit “Best New Artist”. Në edicionin e 6-të të Top fest në vitin 2009 Linda fitoi këtë event.

Në jetën e saj ajo ka kaluar shumë sfida, dhe është paragjykuar nga fshati ku ajo lindi dhe u rrit. Paragjykimi dhe sfidat e vështira e kanë ndjekur por nuk e kane thyer kurrë, madje e kane bere me te forte. Ajo fitoi gjithmonë çmimet pa hatër, pa shumë fansa, pa asnjë mbështetje nga personat të tjerë, pa asnjë mundësi financiare. Linda triumfoi gjithmonë falë talentit të saj.

Në vitin 2009 mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” dhe u vlerësua me çmimin “Best Rock”, dhe në festivalin Kosovarja u vlerësua me vendin e 2-të. Në vitin 2016 Linda sfidoi veten ne American Idol, ajo ka bërë një performancë të shkëlqyer në USA me këngën “It’s a man’s world” dhe është vlerësuar pozitivisht nga juria e përbërë nga Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban. Ne vitin 2017 ka përfaqësuar dhe Shqipërinë në Eurovision. Linda ka vrapuar pas ëndrrës se saj dhe pse me shume vështirësi që ka hasur në jetën e saj, ajo nuk ka ndalur duke punuar për të realizuar atë që ajo ëndërronte.

Në jetën dhe karrierën e saj nuk kanë munguar as sulmet për ngjyrën e bashkëshortit. Këngëtarja ka preferuar t’i injorojë komentet raciste që nuk kanë munguar asnjëherë pas bërjes publike të lidhjes së saj. Këngëtarja kosovare, e njohur për zërin e saj të fuqishëm është bërë nënë e një vajze për herë të parë në vitin 2019. Vajza është pagëzuar me emrin Kaimana. Prej vitit 2013 ajo jeton ne USA, ku dhe punon si personal trainer dhe vazhdon karrierën e saj muzikore. Ajo është e pranishme edhe ne evente qe realizohen nga diaspora shqiptare.

Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel