I shënoi 3 gola Lecces, Brescia bën 2 fitore radhazi

14/12/2019 17:17

Për herë të parë në këtë sezon, Brescia bën dy fitore radhazi, nga katër që ka regjistruar në total në 16 javë. “Dallëndyshet” triumfuan 3-0 nga një rivali direkt për mbijetesë si Lecce, duke rritur shpresat për arritjen e objektivit final.

Në stadiumin “Rigamonti” dominoi ekipi vendës, që i realizoi 2 nga 3 golat e sfidës në pjesën e parë. Chancellor zhbllokoi takimin në minutën e 32-të, ndërsa Torregrossa dyfishoi pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për përfundimin e pjesës së parë.

Epërsia i dyfishtë i dha më shumë qetësi skuadrës së Brescias që gjeti edhe golin e 3-0 me Spalek në minutën e 61-të.

Mario Balotelli luajti titullar për “Dallëndyshet”, por pa mundur të regjistrojë emrin në listën e golashënuesve.

Top Channel