Ngjela vlerëson Top Story: I vetmi emision që zbërtheu abuzimet me ndërtimet në Durrës

14/12/2019 22:40

E gjithë kryefjala e pas tërmetit kanë qenë hetimet për ndërtimet pa asnjë cilësi, sidomos në Durrës. Shtesa katesh, ndërtime pa leje, abuzime të mëdha janë pjesë e hetimeve, ndërkohë që javën e kaluar në emisionin e radhës Top Story zbuloi të vërteta të pathëna deri tani për ndërtues e zyrtarë që kanë abuzuar me ndërtimet në Durrës.

Faktet e shumta që u transmetuan në Top Story morën vlerësimin edhe nga avokat Spartak Ngjela. I ftuar në studion televizive të Report TV, Ngjela tha se i vetmi emision që zbërtheu abuzimet nga Golemi, Shkëmbi i Kavajës e deri në Durrës ka qenë Top Story.

“Kush e ka dhënë lejen për ndërtime në Golem. Ajo ka qenë tokë shtetërore” – shtroi pyetjen Ngjela, teksa vuri në dukje se në Shqipëri duhet media patriotike dhe tha se “Top Channel është media patriotike”.

Ngjela tha se në “Top Story” u zbërthyen detaje të mëdha, që nga emrat e ndërtuesve e deri tek kompanitë që kishin furnizuar firmat me beton, me dokumente dhe me fakte”.

“A ke dëgjuar, merre dhe shikoje, që të kuptosh” – i tha Ngjela gazetarit që e kishte ftuar në studio. Në fakt, në Top Story të martën e kaluar pati shumë informacione, që nga burime të Prokurorisë kanë shërbyer edhe për hetimin.

Top Channel