Katica Janeva përveç përfitimeve të saj nga rroga e larta dhe bonuset speciale, gjatë kohës si kryeprokurore e Prokurorisë Publike Speciale u kishte ofruar benefite edhe familjarëve të saj, përmes rrogave dhe parave të majme.

Sipas një komunikate të VMRO-DPMNE, Janeva kishte marrë për shofer të saj familjarin e saj Vili Janev, i cili kishte përfituar 30 mijë euro.

Në regjistrin e përfituesve të parave përmendet edhe vajza e Vili Janev, Sllobodandka, e cila ka marrë 1600 euro, edhe pse gjatë kohë jeton në SHBA. Më tej nënvizohet se Janeva ka ndarë para edhe për Vilma Petkova, motra e ish-koleges së saj dhe kryetares aktuale të Gjykatës së Gjevgjelisë.

Vilma Petkova siç shkruhet ka marrë 15 mijë euro. Rast tjetër është Gjorgje Delixhakov, nipi i motrës së saj, që ka përfituar 28 mijë euro.

“Janeva është kujdesur edhe për Metodi Cuklov, bashkëshort i drejtoreshës së spitalit të psikiatrisë në Gjevgjeli, Ljuba Cilkova, e cila i dha afat për shërim Janevës. Ai nga Janva ka marrë 26.000 euro. Nga PSP kanë marrë para dehde Dragica Armaçeva, e bija e Keti Armaçeva, drejtore e shkollës fillore ‘Vlado KLatarxhiev’ e cila ka marrë 30.000 euro, si dhe Ilija Avramovski, inspektor në MPB Gjevgjeli, bashkëshortja e të cilit, Jasminka Avramska, është komandate e stacionit policor Bogorodicë. Janeva atij i ka dhënë 59.000 euro”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Top Channel