E diel, 14 Prill 2019
22:38
Gara për Championsin, Interi i përgjigjet Milanit e Romës

Interi iu është përgjigjur me të njëjtin hap dy rivalëve të tjerë në garën për të siguruar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm, Milanit dhe Romës, duke fituar në ndeshjen e fundit për këtë të dielë 3-1 përballë Frosinones në transfertë.

22:20
“El Chapo” pret dënimin, luftimet në kartelin e Sinaloas veç kanë filluar

Analizë e ekspertit të DEA-s, Mike Vigil – Ish-bosi i kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzman gjendet në një burg të Manhattanit në pritje të vendimit që me siguri do të jetë burgim i përjetshëm, e që do t’i duhet ta kalojë në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21:15
Icardi vijon shterpësinë, Wanda Nara zhvishet në Instagram (Foto)

Ndërkohë që bashkëshorti i saj futbollist është përfshirë në një debat të pafundëm në ambientin zikaltër, me Icardin që rikthehet si titullar në formacionin e Interit pas plot 8 ndeshjesh në Serie A, ose më saktë prej 9 shkurtit, mbrëmjen e sotme ndaj Frosinones, gruaja e tij nuk shqetësohet aspak.

20:53
Tirana fiton ndaj Teutës, pikë shprese për mbijetesën

Tirana ka bërë një hap para këtë fundjavë, duke fituar 3-1 në Durrës ndaj Teutës vendase, një triumf që do të qetësojë disi ujërat e trazuar në të cilët lundronte, të paktën përkohësisht edhe pse jo matematikisht.

20:39
Përmbytja te “Misto Mame”, Bashkia reagon kundër Berishës e Vasilit

Përballë akuzave të opozitarëve Berisha e Vasili për situatën e krijuar në zonën e “Misto Mames” gjatë kësaj të diele, si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke drejtuar gishtin e fajit tek ish-zyrtarët e opozitës së sotme, që bllokuan – sipas saj, – projektin japonez që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës.

20:26
Napoli shtyn festën e Juves, çon Chievon në Serie B

Napoli ka fituar në transfertën e “Bentegodit” ndaj Chievos së vendit të fundit me rezultatin 3-1, një rezultat që përveçse shtyn festën e titullit të radhës për Juventusin, zyrtarizon edhe matematikisht rënien e Chievos pas kaq shumë vitesh në kategorinë inferiore, Serie B.

19:53
Kakavijë, kapet greku që tentoi të trafikonte 800 fishekë

Një shtetasi grek i janë vënë prangat nga Policia Kufitare në pikëkalimin e Kakavijës, teksa po tentonte të trafikonte për në fqinjin jugor një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

19:39
Liverpool “shkërmoq” Chelsean në dy minuta. Sërish në krye të Premier League

Liverpooli ia la kryesimin vetëm dy orë Manchester Cityt, pasi në ndeshjen kryesore të javës së 34-t në Premier League mundi Chelsean 2-0.

19:21
Europa, e rrezikuar nga sëmundjet tropikale

Sëmundjet e shkaktuara nga insektet – si ethet hemorragjike, leishmanioza dhe encefaliti, – janë në rritje dhe kërcënojnë tani të përhapen në shumë pjesë të Europës.

19:16
Ukrainë, presidenti “debaton” me podiumin bosh të rivalit komedian

Presidenti në detyrë i Ukrainës, Petro Poroshenko mbërriti për të zhvilluar debatin e shumëpritur televiziv me njeriun që shpreson t’i marrë postin, përpara mijëra njerëzve të mbledhur në stadiumin kombëtar të Kievit, vetëm se ndeshi në një problem: rivali i tij Volodymyr Zelensky, një komedian pa eksperiencë politike, nuk u shfaq!

18:45
Do të jesh më i lumtur? Psikologët: Mjafton të buzëqeshësh

Jim Morrison thoshte “Jeta është si një pasqyrë, të buzëqesh nëse e sheh i buzëqeshur”. Një artikull i publikuar në numrin e fundit të revistës “Buletini psikologjik” e konfirmon këtë.

18:28
Rusi, ndërron jetë bashkëshortja e Milosheviçit

Bashkëshortja e ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç, e mbiquajtur shpesh si “Zonja Makbeth e Ballkanit”, ka ndërruar jetë këtë të dielë në Rusi, në moshën 76-vjeçare.

18:04
Man. City, një hap më shumë drejt titullit. Goli i tretë, polemika “VAR”-i

Sprinti final i sezonit për titullin kampion në Angli regjistroi suksesin e merituar 3-1 të Manchester Cityt në fushën e Crystal Palace, në një përballje që mund të kishte një fund të ndryshëm, por ku fati favorizoi pretendentët.

17:56
Titulli bëhet “mirazh”, Kukësi rrezikon tashmë edhe Europën

Shpresat e Kukësit për të fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore morën një goditje të rëndë me humbjen 1-2 ndaj Flamurtarit, një rezultat që jo vetëm kthen në mirazh fronin për verilindorët, por vendos në dyshim edhe kupat europiane.

17:46
Kosova, me sytë nga turizmi. Operatorët e huaj duan ta përfshijnë në guidat e Ballkanit

Që prej vitit 2011, kur prestigjiozja “New York Times” e përshiu Kosovën ndër 41 vendet që duhen vizituar, duket se sektori i turizmit në Kosovë nuk ka pasur ndonjë vëmendje të veçantë. Shteti, me një kryeqytet që i fton të gjithë me monumentin “Newborn”, edhe pse shtrihet në një hapësirë të vogël gjeografike ofron mundësi të mira.

17:30
Zana Çela tregon merakun për të birin dhe konfirmon emrin e prezantueses së “Marie Kraja”

Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” në edicionin e tij të 17-të këtë vit do të prezantohet nga një emër shumë i njohur për të gjithë. Themeluesja e këtij festivali Zana Çela konfirmoi ekskluzivisht në “E Diell” se prezantuesja është Orinda Huta.

17:21
Zuckerberg “shqetëson” botën, rrjetet e tij sociale hasën sërish probleme

Platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha pjesë e kompanisë së themeluar nga Mark Zuckerberg, nisën të mos funksiononin rreth orës 13:00.

17:00
Tayna në “E Diell”: Kur dëgjoj “diss”-et e kolegeve të mia, unë…

Që prej qershorit të vitit 2018 kur Tayna publikoi hitin e saj të famshëm në bashkëpunim me reperin Don Phenom të titulluar “Columbiana” ajo u shndërrua në më kërkuarën jo vetëm në koncerte, por edhe në intervista televizive apo portale.

16:54
Eurobarometri, bie mbështetja për zgjerimin e BE-së

Shtyrja e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mosliberalizimi i vizave për Kosovën dhe mesazhet e përsëritura se rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë më e gjatë nga sa shpresohej kanë shënjuar pozicionin e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të shkuar.

16:29
Romë, rihapet pas 300 vitesh për pelegrinët “Shkalla e shenjtë”

Pas 300 vitesh, “Shkalla e shenjtë”, një nga vendet e famshme të Romës, më i adhuruari i të krishterëve të devotshëm, kthehet e prekshme në bukurinë e saj të plotë, e çliruar nga mbulimi me dru që u urdhërua nga Papa Inocenco i XIII në vitin 1723.

16:14
Basha: Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj

Në një rishpërndarje të deklaratës për medie të Sekretarit të Përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhi, ku thuhej ndër të tjera se “grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë edhe mesazhin e tij.

15:52
Liverpool përballë testit më të vështirë për titullin

Në Liverpool kanë filluar të besojnë se ky është sezoni i duhur për të rikthyer titullin kampion në qytet, pas 28 vitesh mungesë, por për të bërë realitet këtë ëndërr, duhet fillimisht të llogaritin përballjen e sotme.

15:45
“Na lini rehat”! Olen Cesari përgjigjet për martesën në “E Diell”

Olen Cesari i ftuar në ” E Diell” për të promovuar koncertin e tij “Live in Tirana 2019” më 23 & 24 prill 2019 në Pallatin e Kongreseve, zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale që rrallëherë preferon t`i ndajë me publikun.

15:31
Finlanda në zgjedhje, vendi pritet që të zhvendoset majtas

Finlanda mund të ketë kryeministrin e parë majtist të saj në dy dekada në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ndërsa zgjedhësit janë të shqetësuar për të ardhmen e sistemit të tyre social, në mesin e kostos në rritje për kujdesin e një popullate që po plaket shpejt.

15:16
Maratona e Parisit dominohet nga etiopianët

Atletët etiopianë dominuan në Maratonën e Parisit që u zhvillua këtë fundjavë.

15:05
Bankat, 2.9 miliardë euro jashtë

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tretën e depozitave që kanë mbledhur nga qytetarët.

15:02
Incidenti “hot”/ Modelja italiane pa të brendshme në Grande Fratello 16 (Foto)

Mbrëmjen e të hënës ka startuar në Canale 5 edicioni i 16 i “Grande Fratello-s”, një reality show i njëjtë me Big Brother Albania, që organizohet nga Top Channel.

14:55
Bardhi: Rama nuk ka moral të burgosë popullin!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama “e ka blerë pushtetin me paratë e krimit dhe se s’ka moral të burgosë popullin”.

14:36
Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet

Dikush për vrap, dikush për ecje apo thjesht për ajër të pastër, Krasta është kthyer në vendin e preferuar të qytetarëve të Elbasanit.

14:34
Nis “playoff”-i në NBA. Fitojnë Golden State e San Antonio

Faza e “playoff”-it në NBA nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kampionët në fuqi të Golden State, që fitoi ndeshjen e parë në derbin kalifornian me Los Angeles Clippers 121-104.

14:20
Vasili, llogari Lleshajt: Kush e dogji makinën? Kush i fiku dritat?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas arrestimit të 37 protestuesve nga policia për protestën e djeshme.

14:20
Protesta, 37 të arrestuar. Pastrohet Kryeministria dhe Parlamenti

Policia e Shtetit thotë se 61 persona janë të proceduar për aktet e dhunës në protestën e opozitës, mes tyre 37 të arrestuar ndërsa 23 u proceduan në gjendje të lirë.

14:14
Turizmi në Katundin e Vjetër. Fshati i Mirditës tërheq vizitorë të shumtë

Pemët kanë nisur që të lulëzojnë e bashkë me to edhe turizmi në fshatin Katund i Vjetër, në Mirditë.

14:07
Bashkia e Vjenës dhuron 40 pemë. Veliaj: Secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar edhe ambasadori austriak në Tiranë si dhe përfaqësues të Bashkisë së Vjenës, të cilët mbollën 40 pemë panje blu dhe frashër pranë Parkut të Liqenit Artificial.

13:54
Thethi, i pakalueshëm nga dëbora

Thethi, një nga zonat piktoreske më të njohura në Shqipëri sa i përket turizmit malor, vijon të jetë “mollë e ndaluar” për vizitorët.

13:41
Orgjia fatale tmerron konviktin, tre djem vdesin sipër studentes

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në konviktin “Sunshine” në Imo të Nigerisë është duke bërë xhiron e rrjetit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se tre burra kanë vdekur, pasi kishin bërë një katërshe me një studente.

13:37
Policia: 37 të arrestuar për aktet e dhunës në protestën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

13:24
Protesta, Gjonaj: Të hetohen përgjegjësit e dhunës!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nxiti organet e drejtësisë që të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës në protestën e djeshme të opozitës.

13:18
Panik nëpër botë. Bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp!

Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë probleme në të gjithë botën.

13:11
Koha me shi ju ka mbyllur sot në shtëpi? Ja pse duhet të shihni “E Diell”!

Spektakli ” E Diell” në ekranin e Top Channel ka rezervuar sot për shikuesit e tij një show të paparë!

13:07
Kinezët e Shqipërisë. “Exclusive” sjell sonte historitë e këtij komuniteti

Në Shqipëri jeton një komunitet jo i vogël i kinezëve.

13:04
Josif Minga, 40 vite krijimtari. Mbrëmje kushtuar kompozitorit të njohur

“Kontribut në vite” titullohej mbrëmja kushtuar kompozitorit korçar Josif Minga.

12:50
Avioni më i madh në botë fluturon për herë të parë (Foto)

Avioni më i madh në botë kreu fluturimin e tij të parë të shtunën. Avioni gjigant u nis nga porti hapësinor dhe ajror Mojave në Kaliforni.

12:37
Përleshjet dhe vdekjet më të përgjakshme në “Game of Thrones” (Foto)

Sot nis sezoni final i serialit “Game of Thrones”. Shumëkush do të ulet para televizorit, monitorit të kompjuterit apo ekraneve të laptopëve për të parë premierën e sezonit të fundit të serialit që ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve nga e gjithë bota.

12:36
Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh të dielën në një deklaratë për mediat se protesta e djeshme e opozitës ishte “e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme”.

12:18
2,5 euro për 1 orë pune. Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianët

Instituti i Statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një orë pune në Shqipëri kushton mesatarisht 2,5 euro, ose rreth 3100 lekë të vjetra.

12:04
Protesta, 37 të shoqëruar në polici. Të përfshirë në aktet e dhunës, u identifikuan nga pamjet filmike

Gjatë gjithë natës oficerët e policisë kriminale së bashku me disa prokurorë nga Prokuroria e Tiranës, kanë analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe ato të agjentëve të vëzhgimit në terren, për të identifikuar personat e përfshirë në akte dhune gjatë protestës së djeshme të opozitës.

12:00
MotoGp, Marquez dominon provat zyrtare

Marc Marquez vazhdon diktatin e tij në MotoGP dhe këtë e shfaqi edhe në pistën e Ostinit, në Teksas, në ndalesën e radhës së këtij Botërori.

11:35
Basha: Ky është fundi i qeverisë-bandë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së djeshme të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

11:30
Kur çmenden arkitektët (Foto)

Shumica e profileve të Instagramit janë të mbushura me foto që tregojnë gjëra të bukura, por një belg ka zgjedhur që të tregojë në fakt shtëpitë më të shëmtuara në Belgjikë.

11:28
Gjendet një trup i pajetë në Fier

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier.

11:00
Pas Milan-Lazio, Tare “shpërthen” ndaj arbitrit: Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

Në përfundim të ndeshjes Milan-Lazio, e përfunduar 1-0 për kuqezinjtë, drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka “shpërthyer” ndaj arbitrit të takimit.

10:36
Parajsa e zonjave – Episodi 1

Virorio Konti po përgatit për rihapjen e :Parajsën e Zonjave”, falë kredisë që i dha bankieri Umberto Guarnieri. Takimi me një vajzë të panjohur do ta ndihmojë të harrojë Andreinën, e cila është në kërkim për vrasjen e Pietro Morit.

10:24
Avioni përplaset me helikopterin, 3 viktima (Foto)

Një aeroplan është përplasur me një helikopter pranë Malit Everest.

10:10
Riviera – Episodi 7

Me Interpolin që sa vjen e i afrohet, Xheorxhina dhe Karveri vendosin ta mbyllin hetimin një herë e përgjithnjë. Irina i tregon Negreskut një sekret familjar.

10:00
“Parajsa e Zonjave”, nga e hëna në Top Channel

Duke filluar nga 15 Prilli në Top Channel starton seriali më i ri, “Parajsa e Zonjave”. Mbështetur në romanin “Parajsa” të Emil Zola që frymëzoi shumë seriale të suksesshëm, realizimi i tij në italisht vë në vëmendje dhe ndjek Tereza Lorio, një vajzë e re, e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes ne zonat e largëta të Siçilisë për të shkuar në Milano. Tereza gjen punë dhe shumë më tepër, në një dyqan të sapohapur: Parajsa e Zonjave.

09:52
PD, Bardhi: Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka theksuar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, “sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar”.

09:47
Hamilton fiton Çmimin e Madh numër 1000 në Formula 1 (Foto)

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, gara numër 1000 në historinë e Formulës 1.

09:30
PD gjobitet sërish për urinim në publik. Veliaj: Është parti që i shpëton në brekë!

Partia Demokratike është gjobitur për vandalizim të qytetit gjatë protestave të saj.

09:25
Historia e suksesit të stilistes rome

Stilistja hungareze rome Erika Varga shpreson që me krijimet e saj të ruajë traditën kulturore duke mposhtur në të njëjtën kohë stereotipet.

09:02
Studim për diabetin. Katari krijon dosjen me pacientët nën 18 vjeç

Në një spital të Dohës po zhvillohet një studim që mund të transformojë mënyrën se si përballet Katari me njërin prej problemeve të tij më të vështira të shëndetit: diabetin.

08:56
Pogradec, digjen 4 automjete të parkuara brenda një karburanti

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Pogradec.

08:45
Vuçiç merret me Kosovën: Hiqni taksën që të vazhdojë dialogu!

Aleksandar Vuçiç ka përsëritur sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, përsa kohë Prishtina nuk e tërheq taksën.

08:32
Klima s’ka lidhje me lumturinë. Si u përgjysmua numri i vetëvrasjeve në Finlandë

Kur Finlanda u kurorëzua vendi më i lumtur i botës muajin e kaluar nga OKB-ja, disa ngritën vetullat përpjetë: si ka mundësi që vendi nordik, i njohur më së shumti për klimën e ashpër dhe nivelin e lartë të vetëvrasjeve, arriti të zinte një pozicion të tillë?

E shtunë, 13 Prill 2019
23:31
Opozita sulmon Parlamentin. Gaz, kapsolla dhe zjarr. Plagosen 5 policë në protestën e natës

Protesta e opozitës përfundoi dhunshëm dhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa një automjeti përpara Parlamentit iu vu zjarri.

22:59
Mbeti jetime kur ishte 9 vjeç, mbesa surprizon gjyshërit që u kujdesën për të dhe vëllezërit e saj

Programi “Dua të të bëj të lumtur” u mbyll natën e sotme me historinë e Brisildës, vajzës nga Shkodra. Historia e saj kishte nisur kur ajo ishte 9 vjeç. Babai i Brisildës kishte emigruar në Greqi për të punuar por fatkeqësisht e kishin vrarë.

22:53
Kryemadhi pas mbylljes së protestës: Do t’i kthejmë fytyrën politikës

Pas mbylljes së protestës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi falenderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë.

22:44
Çfarë ndodhi në protestën e opozitës…

Opozita e bashkuar zhvilloi sot protestën e 9, në vetëm 8 javë, ndërsa ky ishte i treti manifestim i madh, pas atyre të 16 Shkurtit dhe 16 marsit.

22:43
Milani, fitore me “aromë” Championsi ndaj Lazios

Milani mposht minimalisht Lazion në “San Siro” dhe rimerr brenda pak orësh vendin e katërt të Serisë A, me vetëm një pikë më shumë se Roma, që gjithashtu fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Udineses.

22:27
Nëna i kërkon vajzës adoleshente që të shembin “muret” e krijuara midis tyre

Historia e radhës që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte në qendër periudhën e adoleshencës, problemet dhe debatet që lindin midis prindërve dhe fëmijëve. Edi kishte ftuar në program vajzën e saj adoleshente Ivën me të cilën kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme.

22:26
Deputeti “tradhtar” kundër opozitës: Trishtim për këtë urrejtje që shohim

Deputeti i LSI-së Ralf Gjoni ka reaguar pas tensioneve të shumta me të cilat u shoqërua protesta e sotme e opozitës.

22:20
Basha “shpall fitoren” nga selia e PD-së: Vulosëm fundin e qeverisë kriminale të Ramës

Rreth orës 22:00, Lulzim Basha vendosi të mbyllë protestën e opozitës, duke thirrur protestuesit para selisë së PD-së, ku mbajti edhe një fjalim para tyre.

22:17
Rama për opozitën: Fatura do iu pritet më 30 qershor!

Ndërsa kreu i PD po mbyll protestën e cila zgjati 4 orë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një status në Twitter.

22:10
Mbyllet protesta, Basha thërret protestuesit në selinë e PD-së

Pas plot 4 orësh, opozita ka vendosur t’i japë fund protestës së tretë të madhe dhe të 9-ës në 8 javët e fundit, duke filluar nga 16 Shkurti i këtij viti.

22:00
Vijon protesta para parlamentit, policia tenton të shpërndajë turmën (Foto)

Vijon prej rreth 4 orësh protesta e opozitës së bashkuar, e cila pasi nisi para kryeministrisë, është zhvendosur prej orës 19:30 para godinës së parlamentit.

21:50
Protesta e opozitës, reagon Sekretari i Përgjithshëm i PS-së

Ndërkohë që vijon protesta e opozitës së bashkuar, para parlamentit, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

21:42
Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e sotme me historinë e një vajze të re e cila lufton çdo ditë për jetën. Kjo ishte historia e Kristinës që dy vite me përpara ishte diagnostikuar me kancer. Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit ajo kishte filluar të ndjente lodhje dhe shqetësime në këmbën e majtë.

21:38
Veliaj: Solidaritet i Tiranës me policët e plagosur, dhuna nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar për plagosjen e punonjësve të Policisë nga protestuesit e opozitës.

21:30
Protestuesit i vënë zjarrin makinës para parlamentit, nuk lejojnë as zjarrfikësen

Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një makine që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.

21:18
Spiropali-opozitës: Në fund do marrin mesazhin ngushëllues të Berishës për protestën më të madhe në botë!

Edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e opozitës.

21:11
Tre herë gaz lotsjellës, por protestuesit rikthehen sërish para parlamentit

Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

21:01
Gjurmë Shqiptare: Krokodili i Himarës. Arbërori që sfidoi osmanët dhe Venedikun

Ai quhej Krokodil, ishte nga Himara dhe mburrej për rrënjët e tij arbërore. Cili është prijësi pak i njohur, që sfidoi osmanët dhe Venedikun, në Greqinë e sotme?

20:45
PD nxjerr fotot: Ja si u dhunua fotografi nga policia

Partia Demokratike ka publikua disa foto të fotografit Arben Dajçi, i cili është plagosur në protestë.

20:42
Përplasja me protestuesit, 5 efektivë policie shkojnë në spital

Fishekzjarret e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.

20:31
Opozita në protestë, reagon për herë të parë Rama

Pas presidentit Meta, ministrit LLeshaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një status në Twitter për protestën e opozitës.

20:26
Gazi lotsjellës i ndërpret intervistën, Basha: Protesta në dorë të popullit, të shohim si do vijojë

Ndërkohë që turma po rikthehej para parlamentit, pas hedhjes për herë të parë të gazit lotsjellës, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri edhe një deklaratë për mediat.

20:23
Dygolësh i talentit anglez, Dortmundi rikthehet në krye të renditjes

Borussia e Dortmundit reagon pozitivisht pas humbjes së thellë 5-0 në “Allianz Arena” ndaj Bayernit të Mynihut. Verdhezinjtë morën kryesimin e Bundesligës, të paktën përkohësisht, pasi mposhtën me rezultatin 2-1 Mainzin, me dygolësh të Sanchos që në pjesën e parë.

20:18
Protesta e opozitës/ Lleshaj paralajmëron ashpër në Twitter

Pas presidentit Meta i cili bëri thirrje për një protestë paqësore, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

20:04
Policia hedh gaz lotsjellës para parlamentit, shpërndahen protestuesit

Prej disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.

20:03
Pamjet me dron/ Ja sa protestues kishte para kryeministrisë

Opozita vazhdon të protestojë, ndërsa situata është tensionuar, pasi ka pasur dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë

19:44
Përdorën këngët e tij në protestë, revoltohet vokalisti i grupit “Troja”: Kur janë në pushtet festojnë me Qiljetën dhe Medën

Pasi këngët e tij po përdorën në protestat e ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë, ka reaguar këngëtari i grupit rock, “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.

19:37
Protestuesit ndjekin Bashën, nisin marshimin drejt Parlamentit

Pasi çanë kordonin e policisë në perimetrin e godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë nisur tashmë marshimin drejt Parlamentit.

19:29
Policia vë maskat kundërgaz dhe bën apel për zbulimin e fytyrave

Turma e protestuesve ka çarë menjëherë kordonin e forcave policore dhe ka hequr barrierat metalike rreth kryeministrisë, menjëherë pas fjalës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

19:22
Protesta/ Meta apel: Të evitohen konfrontimet

Pas situatës së tensionuar në sheshin para kryeministrisë, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që protesta të vijojë në mënyrë paqësore.

19:22
Çahet kordoni i policisë, protestuesit para derës së kryeministrisë

Menjëherë pasi ka përfunduar fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, protesta u përshkallëzua dhe turma sulmoi rrethimin e perimetrit të godinës së kryeministrisë.

19:12
E pezulloi ministrja Shahini, reagon rektori Mynyr Koni

Pas vendimit për pezullim të tij nga Ministria e Arsimit, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës,Mynyr Koni përmes një postimi në facebook.

19:12
Adoleshenti juventin thyen rekordin e Balotelit

Adoleshenti Moise Kean i Juventusit është krahasuar shpesh me Mario Balotelin, dhe këtë të shtunë hyri në librat e rekordeve të Serie A.

19:08
Kryemadhi: Kjo nuk është protestë politike, të luftojmë për Shqipërinë!

Kryetarja e LSI ka folur për mediat pak para fillimit të protestës. E pyetur për orën e protestës ajo tha se më e rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve.

19:08
Nikollë Lesi: Policia më ndaloi të ndiqja protestën

Drejtori i të përditshmes “Koha Jonë”, Nikollë Lesi ka denoncuar policinë e Shtetit se ka ndërhyrë për ta arrestuar, ndërkohë që po shkonte në zyrat e redaksisë së medias që drejton.

19:00
Protesta në Tiranë transmetohet edhe nga mediat ndërkombëtare

Protesta e organizuar nga opozita që po ndodh aktualisht përpara Kryeministrisë në Tiranë po transmetohet edhe nga mediat botërore.