“Babai është mirë me shëndet”/ Flet djali i Jakup Krasniqit pas kthimit të tij në Hagë, mesazhi prekës për qytetarët 23/11 10:21
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dy nga dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Valon Malaj ishte vetëm 16-vjeç ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç kur ranë si sot para 21 vitesh në Gllogjan.
Haradinaj tha se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mblodhi në gjirin e saj edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit. Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Lavdi!”, tha Haradinaj.
Top Channel