Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar shtetasit K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj; Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj; E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e  kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e F.N.Sh-së Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Top Channel