Vazhdimi i lëkundjeve të tokës, ndonëse të një magnitudë të vogël që njihen nga shkenca si pas goditje ka bërë që banorët e pallateve të vjetra në Tiranë të nisin të heqin depozitat e ujit që kishin në tarracat e tyre në mënyrë që të mos riskojnë pallatet nga rëndesa.

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak në mbledhjen e radhës miratoi një vendim për heqjen e depozitave nga pallatet të cilat janë vlerësuar sit ë pabanueshëm nga ekspertët dhe heqja e tyre do të bëhet nga Bashkia e Tiranës.

Ndërsa për pallatet e tjera të cilat nuk kanë pësuar dëme por kanë depozita në tarracat e tyre, bashkia do të lehtësojë procedurat për lejet që banorët të mund të vendosin një depozitë të madhe nëntokë.

Sikundër lagjja e Ali Demit që furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm, UKT ka premtuar se po investohet që e gjithë Tirana të mos ketë nevojë më për depozita pasi do të furnizohet 24 orë me ujë.

Alma Demiraj

Top Channel