Kishte fshehur në trup 3 doza kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar, banues në Vlorë ra në pranga pasi iu sekuestruan 3 doza kokainë.

Mësohet se gjatë kontrollit personal, shtetasit me iniciale G.T., iu gjetën të fshehura në trup 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Top Channel