Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Stamboll u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Flamurit.

Ky manifestim u organizua në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare dhe aty morën pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës, përfshirë figura të rëndësishme të udhëheqjes së Stambollit.

Me këtë rast grupe të ndryshme kulturore janë paraqitur me muzike e valle popullore e folklorike shqipe.

Grupet performuese që pasuruan këtë aktivitet ishin “Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi “Besa” me muzikë popullore, Imran Salkim me muzikë popullore dhe grupi “Albana” me këngë e valle.

Në fund të pjesës artistike-kulturore, u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.

Top Channel