“All I Want For Christmas Is You”, sërish në krye të klasifikimit hiti i Mariah Carey

17/12/2019 12:45

Kënga klasike festive e Mariah Carey-t, “All I Want For Christmas Is You”, më në fund ka kryesuar klasifikimet amerikane, 25 vite pas publikimit të saj.

Kur kënga bëri debutimin në 1994, ishte në një album dhe jo një singëll, çka do të thotë që ajo nuk mund të konkurronte në top 100-she.

Ndryshimi i rregullave bëri që kënga të hynte për të parën herë në klasifikimet individuale në vitin 200 dhe vitet e fundit ajo i është afruar disa herë majave.

“Ia dolëm”, shkroi në Twitter vetë këngëtarja.

“All I Want For Christmas Is You” është një nga ritmet më familjare dhe më të dëgjuara këtë vit në të dyja anët e atlantikut dhe aktualisht është edhe kënga më e transmetuar në spotify. Ajo mori shumë popullaritet në 2003 kur u shfaq në filmin hit, Love Actually.

Për 25 vjetorin e saj, Carey promovoi një version akoma më festiv, duke u treguar mjaft aktive edhe në mediat sociale që pas hallouinit.

 

Top Channel