PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar deri në zbutjen e qëndrimeve nga njëra palë.
Sekretariati për media në Vetëvendosje ka njoftuar se vazhda e takimeve për tentimin e arritjes së marrëveshjes për krijimin e Qeverisë nuk do të mbahet as gjatë së martës si pasojë e pozicionimeve të ngurta nga LDK-ja.
“Nuk ka takim as sot. Nuk ka asnjë zhvillim të ri. Lëvizja është shumë e interesuar për koalicion, por nga pala tjetër po hasim në pozicionime të ngurta”.
Në anën tjetër, LDK-ja ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku në rend dite do të jetë pikërisht ngecja e bisedimeve.
Për këtë zvarritje qytetarët i bëjnë fajtorë të dy partitë.
Megjithëkëtë besojnë se marrëveshja do të bëhet para konstituimit të kuvendit dhe vendin nuk do ta qojnë në zgjedhje.
Marrëveshja fillimisht u premtua se do të arrihet brenda 4 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor.
E pasi u panë ndasitë në nivel të lartë politikë, premtimi tjetër u dha para konstituimit të Kuvendit, të thirrur nga Presidenti më 26 dhjetor.
Top Channel