Zidane: Le të mendojmë vetëm për gjërat që ndodhin në fushë

17/12/2019 15:46

Zidane ka mbajtur konferencën para El Clasicos së nesërme.

Tekniku francez ka folur rreth ndeshjes së nesërme ndërmjet Reali dhe Barcelonës, ndeshje kjo e cila ishte paraparë të zhvillohet në tetor, mirëpo situata jo e mirë në qytetin blaugran shtyu Federatën e Futbollit spanjoll ta shty këtë ndeshje.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë edhe e një El Clasico. Asnjëherë nuk kam menduar se kjo ndeshje do të anulohet. Detyra ime është të mendoj vetëm për fushën”, ka thënë fillimisht francezi.

“Rregullat janë rregulla. Situata është ajo që dihet dhe nuk ka nevojë të shpjegohet më shumë”, ka deklaruar Zidane i pyetur rreth situatës së krijuar në Barcelonë.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

Top Channel