Blutë e Elbasanit kanë finalizuar operacionin e koduar “Invest”, duke vendosur sekuestro preventive mbi rreth 700 mijë euro pasuri të një 33-vjeçari që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal
Për ‘Top Talk’ foli sot edhe Regjisori i njohur Edmond Budina i cili rrëfeu përplasjet me policinë e shtetit përpara godinës së Teatrit Kombëtar.
Tema kryesore e ditës vazhdon të jetë Boris Johnson, i cili është konfirmuar në detyrën e tij të re si kryeministër i Britanisë së Madhe.
Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur që të vijojnë protestën brenda godinës, si përpjekje për të mos lejuar shembjen e saj.
Incidentet dhe zhvillimet e sotme në Teatrin Kombëtar të cilat tërhoqën me të drejtë vëmendjen e opinionit publik dhe të aktorëve politikë, u komentuan edhe në studion e ‘Top Tolk’ ku i ftuar i gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Avokati Adriatik Lapaj, aktivist i shoqërisë civile.
Në Parkun Nacional të Yellowstone, SHBA, një bizon që peshon plot 1 ton, ka sulmuar një vajzë 9 vjeçare, duke e goditur dhe e ka ngritur 3 metra në ajër, ndërkohë që pjesëtarët e familjes së saj mundohen të shpëtojnë veten e tyre dhe largohen menjëherë.
5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të fenelinave të Policisë si dhe një tjetër drejtues për përdorim të logos”Hetimi Tatimor” nga policia në Lezhë..
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka dorëzuar sot pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një material inkriminues, sipas tij, për integritetin e Prokurorit të Krimeve të Renda, Gent Osmani. Për këtë të fundit KPA pritet që të marrë një vendim final nëse e kalon apo jo te vetingun.
Ndërkohë që temperaturat shënojnë rritjet e tyre, gjatë këtij sezoni të nxehtën veror, shumë prej nesh ëndërrojnë të jenë pranë detit apo pranë një pishine ku mund të freskohen, por për këta adoleshentë e gjitha kjo është realitetet!
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së martës një takim me kryebashkiakët në ikje të Partisë Demokratike, për të diskutuar edhe formën e protestës që ata do të ndjekin.
Pasditen e së martës qyteti i Shkodrës kishte disa vizitorë të veçantë. Grupi i muzikës folklorike, udhëtoi nga Koreja e Jugut, për të vizituar Shkodrën, por edhe për të prezantuar tek shkodranët vallet dhe muzikën e tyre të veçantë që fillimet i ka që në vitin 1145.
Banorët e Qafëzezit, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti kanë protestuar para Bashkisë së Kolonjës pasi ende nuk ka nisur ndërtimi i banesave të tyre.
Nëse të pëlqen historia, mali, noti, peshkimi; të gjitha këto i gjen në Lin. Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimorë të liqenit të Ohrit, 22 kilometra larg Pogradecit. Pronarët e bujtinave thonë se LIni tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj dhe është braktisur nga vendasit.
Masat për kontrollin dhe sigurinë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në transportin ajror, pritet të shtohen pas miratimit të kodit të ri ajror të Republikës së Shqipërisë. Projektligji i qeverisë ka dalë për konsultim publik dhe më pas do të shkojë për miratim në Parlament.
Autoriteti Rrugor Shqiptar fitoi gjyqin për të arkëtuar garancinë financiare të paraqitur nga kompania ‘DH Albana’ në tenderin për lotin e parë të unazës së Tiranës.
Ka vazhduar me pyetjen e dëshmitareve procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, të konsideruar si dy nga protagonistët e dosjes ‘Babalja’. Para trupës gjyqësore dëshmoi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.
Boris Johnson vjen në Downing Street si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, duke marrë kështu stafetën nga Theresa May. Lideri i ri konservator, e merr detyrën pas një takimi me mbretëreshën në Buckingham Palace, e pas kësaj pritet shpallja e emrave që do të përbëjnë kabinetin e tij.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kryebashkiaku të kryeqytetit duke njohur ligjërisht edhe mandatin e tij të dytë. Vendimi u shpall nga gjyqtari Dritan Caka.
Akademiku Artan Fuga ka reaguar për ngujimin e protestueve brenda Teatrit Kombëtar, duke theksuar se asnjë argument i Qeverisë për prishjen e godinës nuk i qëndron arsyes.
Megjithëse Gjykata Kushtetuese është tërësisht jashtë funksionit të saj dhe prej 16-muajsh ajo nuk gëzon kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime, Presidenti Meta dorëzoi sot pranë kësaj gjykate kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Zyrat e Federatës Argjentinase të futbollit përjetuan një ditë emocionesh të forta pas disa vendimeve të Konfederatës Amerikanolatine të Futbollit. Në fakt kapiteni i përfaqësueses argjentinase mësoi dënimin e tij për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Kilin për vendin e tretë në Copa America të Brazilit.
Anthony Çako, prej kohësh i është përkushtuar muzikës, por tashmë sapo ka realizuar dhe albumin e tij të parë të titulluar “Enigma”, i cili përmban 6 këngë.
Një hetim kombëtar ka përfshirë 132 fshatra në Indi mbi abortet e dyshimta selektive, pasi të dhënat e qeverisë treguan se asnjë prej 216 fëmijëve të lindur përgjatë tre muajve të fundit nuk ishin vajza.
Bastuni i një prej të mbijetuarave të Titanikut është shitur në ankand për 62,500 dollarë.
Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur që të vijojnë protestën brenda godinës, si përpjekje për të mos lejuar avancimin e planit të Qeverisë për shembjen e saj. Një barrikadë u ngrit në derën kryesore të godinës për të penguar hyrjen e efektivëve, por këta të fundit reaguan duke larguar dërrasat e vendosura aty.
“Arena Kombëtare” ishte emri që e shoqëroi stadiumin e ri në kryeqytet vetëm gjatë fazës së ndërtimit të tij, sepse shumë shpejt ky stadium do të ketë një emër të ri, emrin e një sponsori.
Zëri i njohur i skenës shqiptare , Irma Libohova këtë mëngjes zgjoi shqiptarët për gati 2 orë.
Një javë më parë, në “Wake Up”, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se konsumatorët duhet të kenë kujdes për frutat dhe perimet me pesticide që gjejmë kudo në treg duke bërë edhe disa eksperimente në kushtet e shtëpisë.
Kryeministri Rama i ka cilësuar minorancë të gjithë artistët, politikanët dhe protestuesit që hynë sot brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.
Që kur Barack Obama mori detyrën si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2009, Ilham Anas është bërë i famshëm për shkak të ngjashmërisë së tij me njeriun më të fuqishëm të botës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës në Teatrin Kombëtar, ku aktivistët morën godinën pas disa orë përplasje me policinë. I pranishëm në protestë ishte edhe kryeopozitari Lulzim Basha, ndërsa Veliaj ironizon kur thotë se “lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër.”
Temperaturat e larta të korrikut nuk e penguan presidentin Ilir Meta ta përshkonte në këmbë rrugën nga Presidenca në drejtim të Gjykatës së zbrazët Kushtetuese nga vettingu.
Në doganën e Kosovës, në kufirin me Shqipërinë është inauguruar sot një investim i ri, që zgjeron kapacitetet përpunuese të automjeteve. Rivitalizimi i pikës kufitare të Vërmicës, pritet të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.
“Një fjalë në muaj nga Gjirokastra” nismë e një grupi arkitektësh që filloi muaj më parë është përmbyllur me vendimin për të botuar një fjalor traditcional të arkitekturës së qytetit. Kreshnik Merxhani arkitekt prezantoi në shtëpinë historike të Skëndulatëve trashëgiminë e fjalëve të grumbulluara që përshkruajnë detaje të stilit ndërtimor të banesave, elementë të ndërtimit dhe mjeteve që përdornin ndërtuesit përgjatë një periudhe disa shekullore.
Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Gjykatën Speciale. Pasi doli nga tribunali në Hagë, Krasniqi u shpreh shkurtimisht: “Erdha të përmbush një detyrim.”
Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim edhe ministrat e kabinetit. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.
Festimet pushtuan Tokion teksa nisi numërimi mbrapsht i 365 ditëve nga starti i eventit më të rëndësishëm sportiv, ‘Lojërat Olimpike’ të vitit 2020. Me rastin e këtyre festimeve, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar prezantoi zyrtarisht medaljet që do t’u shpërndahen sportistëve që do të zënë 3 vendet e para në çdo disiplinë sportive; të arta; argjendta dhe të bronzta.
Një vejan në Itali pretendon se ka njohur bashkëshorten e tij të ndjerë në një nga paralajmërimet për shëndetin në paketat e cigareve. Avokati i tij tha se ai tani kërkon 100 milionë euro kompensim.
Caleb Ewan shkëlqeu sërish në Turin e Francës. Çiklisti australian fitoi etapën e 16 të këtij kompeticioni 177 km e gjatë, e mbajtur në Nim, një fitore që është e dyta për të në këtë edicion të Grande Boucle.
Një tragjedi e re ka rënë mbi ‘Fast&Furious’, pas vdekjes së protagonistit Paul Walker, në 2013, për shkak të një aksidenti rrugor. Në setin ku po bëhen xhirimet e episodit të nëntë të filmit, kundërfigura i Vin Diesel, ka rënë me kokë nga një lartësi prej më shumë se nëntë metrash.
Ka përfunduar marrja në pyetje e Ramush Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë. I pyetur nga gazetarët nëse pret që ndaj tij të ngrihet ndonjë akuzë, Haradinaj theksoi se nuk dëshiron të bëjë parashikime, ndonëse nuk e pret e një zhvillim të tillë.
Prodhuesi evropian i avionëve, airbus, ka krijuar konceptin e një aeroplani të frymëzuar nga elementë natyralë të shqiponjave, skifterëve dhe gjahtarëve të tjerë të ajrit.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim për platformat kryesore online, për të ekzaminuar nëse ato po kufizojnë në mënyrë të padrejtë konkurrencën. Departamenti i Drejtësisë nuk ka përmendur emra, por kompani si Facebook, Google, Amazon dhe Apple do të jenë po ashtu objekt hetimi.
Aktori dhe regjisori Edmond Budina i është bashkuar sot protestës për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Nga brenda sallës së teatrit, Budina i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë artistët në mbrojtjen e kulturës shqiptare.
Është në fakt jashtë sezoni pasi ndodh në kulmin e verës dhe nën temperatura të larta, në Kopenhagën, por kjo nuk i ka penguar më shumë se 150 babagjysha nga i gjithë globi, të mblidhen për kongresin e 62 botëror të Santa Klausëve këtë javë.
Qyteti francez i bordosë ka regjistruar temperaturën më të lartë të tij që kur regjistrimi i të dhënave ka nisur ndërsa Evropa perëndimore po përballet me një valë të dytë të nxehti këtë verë.
Një person ka mbetur i lënduar në momentet që policia po shkonte për të ndaluar hyrjen e aktorëve dhe qytetarët brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.
Të mbështetur nga kreu i opozitës Lulzim Basha, artistët dhe qytetarët që u përplasën gjatë paradites së sotmë me forcat e rendit përpara Teatrit Kombëtar, arritën të futen brenda në godinë.
Që prej mëngjesit të sotëm, artistët janë përplasur me policinë, në përpjekje për të ndaluar shembjen e Teatrit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përplasjen te Teatri Kombëtar midis protestuesve dhe policisë. Meta e konsideron ngjarje të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet me artistët.
Ankoheni se dita juaj ka nisur keq dhe ky është një sinjal që e gjithë dita do të ju ecë ters? Në fakt është e lehtë që të ndihesh i mërzitur dhe plot keqardhje, madje mund të shkaktosh humor të keq edhe tek njerëzit që ju rrethojnë .
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i është bashkuar protestës që po zhvillohet te Teatri Kombëtar, e tensionuar pas hyrjes së disa personave brenda godinës, të mbështetur nga forcat e policisë.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxituar menjëherë që të shkojë tek Teatri Kombëtar, në mbështetje të aktorëve.
Është tensionuar situata përpara Teatrit Kombëtar në kryeqytet, ku protestuesit kanë kërkuar të hyjnë brenda në godinë. Regjisori Robert Budina, njëkohësisht aktivist për mbrojtjen e teatrit, ka hedhur dyshime se personat që po hyjnë brenda godinës të mbështetur nga policia, mund të shkaktojnë incidente dhe zjarrvënie të qëllimshme.
Neritan Liçaj është një prej aktorëve më aktiv në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kjo u pa edhe sot kur forcat e shumta të policisë kanë rrethuan godinën. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pasi ka shkëmbyer fjalë me efektivët, Liçaj ka shpërthyer në lot.
Ju ka ndodhur që të takoni dikë në rrugë dhe të pyesni veten se ku e keni parë dhe pastaj kujtoheni se ai i ngjan një aktori apo këngëtari të famshëm?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bërë inspektim në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Morinë. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për të parë nga afër zbatimin e masave për përballimin e fluksit.
Një boksier rus vdiq katër ditë pas goditjeve që mori në ring nga kundërshtari portorik në Maryland. Maksim Dadashev, 28 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për të hequr anën e djathtë të kafkës së tij të premten, por vdiq të martën në mëngjes.
Në orën 09:30 pritet të nisë në Hagë marrja në pyetje e Ramush Haradinajt, kryeministër ende në detyrë i Kosovës, nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte. Në pyetje do të merret sot edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit.
Policia ka rrethuar sot godinën e Teatrit Kombëtar për të nxjerrë jashtë objektet që ndodhen brenda. Por ky veprim i uniformave blu është kundërshtuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të tjerë që qëndrojnë prej kohësh në ruajtje të godinës.
Reperi amerikan Tay-K është dënuar me 55 vite heqje lirie dhe 21 mijë dollarë gjobë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tarrant në Teksas, ku 19 vjeçari u dënua për një vrasje të ndodhur në vitin 2016-të dhe tre grabitje të dhunshme.
New York-u dhe shumë vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaluan valën e të nxehtit afrikan por tani po përballen me një kërcënim tjetër natyror, atë të reshjeve të shiut.
Të mbrojtur nga qindra ushtarë buldozerët kanë depërtuar në fshatin palestinez Sur Bahir, në periferi të Jeruzalemit Lindor.
Bayern Munich ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Milani-n. Bavarezët i falen golit të shënuar nga Goretzka në minutat shtesë të pjesës së parë.
Real Madrid ma marrë fitoren e parë pasi mundi Arsenal në ndeshjet miqësore, parasezonale. Madrilënt e nisën shumë keq pas pësuan dy gola shumë të shpejtë.
Bayern Munich luan sot përballë Milan në ndeshjet miqësore parasezonale.
Me 90 vota pro dhe 8 kundër, Senati amerikan konfirmoi të martën emërimin e Mark Esper në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes. Votimi i dha fund procesit që zgjati shtatë muaj dhe që shënon kohën më të gjatë në histori që Pentagoni qëndroi pa udhëheqës.
Një karburant në periferi të Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës. Teksa po punohej për riparimin e një defekti në pompat e shpërndarjes, ka rënë zjarri i cili fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja të rënda.
Real Madrid përballet me Arsenal sot në ndeshjet miqësore parasezonale. Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane në ndeshjen e parë kundër Bayern Munich ka humbur me rezultatin 3-1.
Një transportues droge është arrestuar ppasi furgoni i tij përplasi dy makine policie të cilat ishin të parkuara jashtë një stacioni policor në Sydney të Australisë.
Dalja dramatike nga Liga e Kampioneve pritej të sillte një reagim të shpejtë nga Shkëndija e Tetovës por në impenjimin në Europa Lig, skuadra shqiptare e Maqedonisë Veriore, dështoi në mënyrë të bujshme. Kuqezinjtë humbën 1-2 përballë një rivali modest si Dudelanzh, kampioni i Luksemburgut që u imponua përkundër parashikimeve në stadiumin Todor Proeski” të Shkupit.
E mandatuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste si Sekretare për Komunikimin Digjital, deputetja Blerina Gjylameti thotë se mazhoranca ka treguar se është gjithmonë e gatshme për t’u përballuar me sfidat që kërkon vendi dhe koha, duke qenë gjithmonë në avangardë dhe në pararojë pa harruar misionin e saj për të qenë gjithmonë pranë shqetësimeve të atyre që e kanë mandatuar.
Një familjeje në Filipine mund t’u kishte ndodhur makthi i çdo prindi, teksa një gjarpër kobra, shumë vdekjeprurës, po i afrohej fëmijës që po flinte vetëm në shtëpi.
Humbje që në daljen e parë sezonale për Barcelonën e trajnerit Valverde, në stadiumin e Saitamas në Japoni, formacioni katalanas u nënshtrua minimalisht nag Celsi 2-1 duke i dhuruar një debutim të hidhur blerjeve të reja të skuadrës blaugrana, Griezmann, De Jong e Neto.
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj do të merret nesër në pyetje nga Gjykata Speciale. Top Channel mëson se seanca e pyetjeve do zhvillohet nesër në orën 09:30, në Hagë. Nesër në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.
Modelja e revistës “Vogue”, Emily Ratajkowski së bashku me linjën e saj të bikinit tanimë do të krijojë dhe bluzat e saj!
Boris Xhonson është quajtur si Trump-i i Britanisë nga vetë presidenti amerikan, i cili e ka shprehur disa herë mbështetjen për të.
Historia e Burhan Lleshit daton rreth 22 vjet më parë , fiks në vitin 1997. Në ato kohë të vështira për gjithë shqiptarët Burhani depoziton një shumë prej 100.000 lekësh në Bankën Kombëtare Tregtare.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’.
Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.
Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë thotë se pritshmëritë për rritjen ekonomike të këtij viti do të rivlerësohen për shkak të të dhënave më të ulta sesa parashikimet në gjysmën e parë të 2019. Jan Kees Martijn thotë se FMN-ja e ka këshilluar qeverinë për forcimin e kuadrit ligjor të PPP-ve për t’i dhënë ministrisë së Financave një rol qëndror në monitorimin e projekteve. Në intervistën për ‘Zërin e Amerikës’, zoti Martijn flet edhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave që do të çonin në forcimin e institucioneve dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Rreth 5 milionë dollarë flori që mendohet se kanë lidhje me kartelet e Amerikës së Jugut janë kapur nga autoritetet e aeroportit të Londrës.
Një 42 vjeçar në Elbasan është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 18 vjeçar me aftësi të kufizuara. Kallëzimi është bërë nga vetë i riu dhe menjëherë burri është shpallur në kërkim.
Muzeu i Punimeve me Kobalt, në Norvegji, ka kërkuar të ketë vepra të kryeministrit Edi Rama, për një ekspozitë që do të organizojë në 2020.
I shoqëruar nga prindërit dhe me vetëdijen se duhet të shpërblejë gjithçka në fushën e lojës, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Rei Manaj zyrtarizoi firmën që do ta lidhë me Albaset deri në vitin 2024.
Lista e personazheve më të ndjekur në Instagram tregon edhe se cilët fitojnë më shumë për çdo postim që mund të bëjnë në formë reklame në llogarinë e tyre.
Duart e palara janë burim për sëmundje infektive dhe jo vetëm. Ndaj mjekët rekomandojnë me të madhe që duart të lahen disa herë në ditë dhe jo vetëm me ujë apo alkool, por me sapun.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimin e kryeministrit Edi Rama. Saphia thekson se Rama është problemi në Shqipëri dhe zgjidhja është largimi i tij.
Në botën e rrjeteve sociale shumë prej nesh tentojnë të kryejnë “Photoshop” për një pamje më të mirë të vetes tonë.
Klement Çalës dhe familjes së tij i janë vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve që kapin shifrën e 500 mijë eurove. Operacioni është realizuar nga strukturat e Policisë së Elbasanit nën drejtimin e Prokurorisë.
Me puthje dhe përqafime është mbyllur Asambleja e Partisë Socialiste, ku ndryshimet në struktura kanë qenë të pakta dhe deri diku të pritshme. Kjo ishte mbledhja e parë e Asamblesë për socialistët, pas votimeve të 30 qershorit.
Kampioni, një qenush dy vjeç e dy muaj, në qytetin Athens në Kosta Rika, u bë kafsha e parë në Amerikën Latine që u paraqit në një sallë gjyqi, si viktimë e abuzimit nga ish pronari i tij.
Gjatë takimit që zhvilloi me strukturat e Partisë Demokratike në Has, Lulzim Basha theksoi se “aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën.”
Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Velipojës.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë disa ndryshime sa i përket strukturave dhe drejtuesve politikë të qarqeve. Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtuesi i PS në qarkun e Shkodrës, por drejtimi do i kalojë Valdrin Pjetrit, kandidati socialist i shpallur fitues në votimet e 30 qershorit në kryeqendrën e veriut.
Ditën e sotme, në zonën e Bulqizës, një burim për Top Channel bënë me dije se, gjatë punimeve në minierën e kromit dy shtetas janë lënduar.
Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për paqe me opozitën jashtëparlamentare, por theksoi se kjo paqe duhet të bëhet për Shqipërinë dhe jo për karriget.
Në historinë e futbollit, lojtarë të veçantë kanë spikatur jo vetëm me cilësitë e tyre teknike apo fizike, por edhe për shkak të pamjes. Një prej tyre është kampioni kolumbian Carlo Valderama, që të gjithë e kanë fiksuar për flokët e tij voluminoze dhe me rrica.
Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e brendshme në muajin shtator, duke filluar me organizatat, për t’u mbyllur me zgjedhjet për kryetarin në Kongresin që do të organizohet në janar të 2020-ës. Kjo periudhë u konfirmua sot në Asamblenë e PS-së nga vetë kryetari Edi Rama.
“Çfarë kemi bërë deri më tani nuk ka më rëndësi pas 30 qershorit.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama përpara anëtarëve të Asamblesë Socialiste, të cilëve u kërkoi që të rrisin vëmendjen dhe shërbimin ndaj qytetarëve.